Inter ne sulm per Nainggolan. Gjithcka ka nisur nga nje… kafe! Dy jave me pare Ausilio…
Tashme eshte e qarte, objektivi i madh i mesfushes per Interin ne kete merkato eshte Radja Nainggolan.
Interesimi zikalter nis nga larg, por asnjehere me pare sesa keto dite nuk eshte bere konkret. Belgu eshte nje kerkese precize e Luciano Spallettit, qe i intereson shume mesfushori i Romes me trajnerin qe ka ditur ta vleresoj si askush tjeter.
Interi duket i gatshem qe te nis nje tratative te vertete me verdhekuqte, sa qe me agjentin e lojtarit, Alessandro Beltrami tashme diskutimet kane nisur dhe sic raporton calciomercato.com, gjithcka ka nisur dy jave me pare.
Ishte 24 maji kur Piero Ausilio u takua me Alessandro Beltramin, agjentin e Nainggolan, qe eshte edhe agjent i Nicolo Barella. Nje takim qe duhej mbetur sekret.
Eshte pothuajse mesdite, per te drekuar eshte akoma heret. Me mire nje kafe, per te shoqeruar nje dialog te qete. Nese per mesfushorin e Cagliarit ds zikalter kerkon te jete e informuar per ndonje oferte nga ndonje klub tjeter, per belgun nis nje sulm i vertete.
Pas rreth 40 minutave takim, te dy pershendeten dhe largohen. Interi eshte i bindur, Nainggolan ka dhene gatishmerine e tij per transferimin dhe tani mbetet per t’u bindur Roma.
Nje vit me pare tentativa e pare deshtoi, ndersa tani Ausilio deshiron qe Ninja te jete dhurate per Spallettin.