Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne zbulim te Hakimit: origjina, cilesite, konkurenca e City dhe Bayern. Eshte shume kurioz fakti se si Zidane nuk kishte sy per ta pare!

Inter, ne zbulim te Hakimit: origjina, cilesite, konkurenca e City dhe Bayern. Eshte shume kurioz fakti se si Zidane nuk kishte sy per ta pare!
Inter Club Staff

Tifozet zikalter kane pasur mundesi ta njohin dhe ‘ta pesojne’ ne kurrizin e tyre ne Champions League.

Por Achraf Hakimi ka cmendur jo vetem ta, por edhe Antonio Conten qe menjehere pas asaj ndeshje e ka menduar gjate lojtarin.

Tani ai sot eshte nje lojtar i Interit dhe eshte blere plot 40 milione euro plus 5 milione euro bonuse nga Reali i Madridit.

Ai eshte nje lojtar i lindur ne 1998, por ka shume eksperience mbi shpine dhe ne kombetare ka luajtur madje 28 ndeshje. Corriere dello Sport ka treguar jo pak gjera rreth tij dhe karrieres se tij ne nje speciale te cilen mund ta lexoni me poshte te gjithen ne shqip.

TE TE RINJTE E REAL MADRID – “Hakim i ka lindur ne daten 4 nentor 1998 ne Madrid dhe futbollistikisht eshte rritur tek te rinjte e Real, por ka origjine marokene.”

“Eshte nje lojtar qe i pelqen shume Antonio Contes dhe qe gjendet mire ne nje 3-5-2 apo 3-4-1-2 zikalter.”

“Eshte nje mbrojtes krahu qe di te shtyje mire, por i kujdesshem edhe ne mbrojtje ku nuk luan aspak keq.”

“Cinik perpara portes, aq shume sa shenon me lehtesi dhe deri me tani ka arritur te shenoje plot 9 gola.”

“Pervec se eshte nje njeri assist: 10 ka dhene per shoket kete sezon. Eshte i dyti lojtar me i ri qe ka dhene kaq shume assiste ne TOP 5 kampionatet europiane. Me mire se ai ka bere vetem Sancho, shoku i tij i skuadres.”

KONKURENCA E MANCHESTER CITY DHE BAYERN MUNICH – “Menyra e lojes se tij ka bere qe te dashurohet pas tij edhe nje tranjer si Guardiola.”

“Ai ka bere gjithcka qe ta kishte ne Manchester, tek City, por Champions League nuk e ka ndihmuar aspak.”

“Suning nga ana e saj ka qene me e forte dhe me e shpejte duke e mbyllur kete marreveshje per vetem 40 milione euro me Florentino Perez.”

“Eshte kurioz fakti se Hakimi ka arritur qe dy tranjere si Guardiola dhe Conte ta pelqejne aq shume por nuk ka arritur dot te binde Zidane, i cili nuk ka investuar asnjehere nga koha e tij per ti gjetur hapsire ne Madrid.”

I RI POR SHUME EKSPERT – “Ka ne shpinen e tij shume eksperience per te shitur, edhe pse eshte vetem 21 vjec.”

“Ai bente pjese ne skuadren e Real Madrid ne Boterorin per klube te 2017 dhe ne Champions Leaguen e 2018.”

“Kur ka debutuar me skuadren e pare te Realit ka qene tetori i 2017 kunder Espanyol, ku eshte bere i pari lojtar me origjine arabe qe ka luajtur ne skuadren madrilene.”

“Ne moshen 17 vjecare ai ka qene prezent ne Kombetaren e Marokut per te luajtur ne Boterorin e Rusi 2018 ku u eleminua ne grup nga Portugalia dhe Spanja por ka luajtur edhe ne Kupen e Afrikes ne 2018.”

MUND TE LUAJE KUDO – “Tek skuadrat e te rinjve, Hakimi e ka nisur si sulmues, por me pas eshte spostuar ne mbrojtje dhe ka luajtur si mbrojtes qendre dhe si mbrojtes i krahut te majte.”

“Por tani luan ne te djathte dhe e kemi admiruar edhen e Champions League me bluzen e Borussia Dortmund.”

“E ka dashuruar gjithmone futbollin (e ka nisur gjithcka ne nje klub te periferise se Madridit), pavarsisht se mamaja donte qe ai ti futej notit apo xhudos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.