Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nenshkruhet marreveshja e re me Prielli deri ne 2024: “Ja sa milione euro perfiton Inter.”

Inter, nenshkruhet marreveshja e re me Prielli deri ne 2024: “Ja sa milione euro perfiton Inter.”
Inter Club Staff

Ashtu si ishte bere me dije, marreveshja e Interit me Prielli do te vazhdoje edhe per disa kohe edhe pse ne fillim u mendua se cdo gje mori fund.

Viti 2021 shenoi edhe fundin e nje cikli vertete shume te gjate te nje sponsorizimi legjendar ne futboll: Pirelli nuk do te ishte me ne fanellat e Interit.

Por duket se bashkepunimi eshte vendosur qe te vazhdoje dhe raporti Inter-Pirelli qe zgjat prej 25 vitesh, do te zgjase te pakten deri me 2024.

Kete lajm e ka dhene diten e sotme Calcio e Finanza qe nder te tjera tregon se si Pirelli tashme ka marre nje rol te ri dhe do te paguaje jo pak para ne kasat e Interit.

“Pirelli ka qene sponsori i Interit nga 1995 deri ne fund te sezonit 2020-2021. Ne tre sezonet e fundit, Interi mori nga Pirelli 19.1 milione euro, 11,5 milione euro dhe 25 milione euro ne vitin e fundit.”

“Pra, para shume te rendesishme keto. Por duket se tashme Pirelli do te kete nje rol te ri: eshte Global Tire Partner.”

“Me kete marreveshje qe zgjat nga 2021 deri ne 2024, Interi do te perfitoje nje vlere prej 2,9 milione euro ne sezon.”

“Nderkohe, Pirelli nga ana e saj do te perfitoje disa te drejta ne zonen hospitality te San Siros per ndeshjet qe luhen brenda.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.