Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nese nuk behet per Modric jane kater lojtaret qe po ndiqen me kujdes nga Ausilio: ja emrat

Inter, nese nuk behet per Modric jane kater lojtaret qe po ndiqen me kujdes nga Ausilio: ja emrat
Inter Club Staff

Tifozet zikalter jane gjithe “sy e vesh” tek bomba e merkatos Modic-Inter. 

Por nderkohe qe priten lajme, po afrohet edhe momenti i se vertetes per Modric.

Zikalterit duken besimplote se mund t’ja dalin, por duke qene se cdo gje eshte shume e veshtire po shikojne edhe alternativat e Modric.

Kete gje e zbulon sot Corriere dello Sport qe thote se Gardini, Ausilio dhe Baccin kane disa alternativa per Modric qe po i mbajne ne konsiderate dhe do te hidhen ne sulm nese kroati do te behet piste e pamundur.

Sigurisht qe drejtuesit zikalter nuk eshte se kane bere ndonje hap konkret, por nje liste me emra te mundshem e kane perpiluar.

I pari eshte Leandro Pardes qe Spalletti e ka dashur qe tek Zenit dhe perpara nje oferte te mire mund te shitet nga ruset.

Nje emer tjeter vjen nga Premier League (disa ne fakt) dhe eshte Nemanja Matic. Ai eshte propozuar nga agjentet e tij dhe tek United nuk eshte se po ndihet shume mire.

I radhes vjen nga Manchester City i Pep Guardiola dhe ka te beje me Ilkay Gundogan i cili per Interin mendohet se eshte endrra numer dy (shume e veshtire te arrihet) dhe qe shihet si nje zevendesues i denje i endrres Modric. Por nuk dihet ne kete moment nese City do te ishte e gatshme ta shiste.

Duke pare qe City po kerkon nje lojtar ne mesfushe (deshironte Pjanic) dhe eshte ende ne kerkim, mund te mos kete sezonin e ardhshem vend as per Fernandinho dhe Interi mund te shikoje tek ai pikerisht llojin e lojtarit qe po kerkon. Edhe ai po ndiqet me kujdes.

Pastaj alternativa e fundit eshte qe te blihet nje mbrojtes krahu i majte dhe Asamoah te transferohet ne mesufshe. Kujtojme qe ganezi e ka nisur karrieren pikerisht ne qender te mesfushes ku ka luajtur ashtu tek te gjitha sezonet tek Udinese por Conte e transferoi ne krah. Gjithesesi kjo eshte nje hipoteze e pamundur. Spalletti e shikon ate si nje mbrojtes krahu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.