Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

926 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, neser eshte dita e madhe: te gjitha etapat e Modric-DAY! Ja te gjitha oraret kyce…

Inter, neser eshte dita e madhe: te gjitha etapat e Modric-DAY! Ja te gjitha oraret kyce…
Inter Club Staff

Mungojne pak ore. Shume pak, mund te numerohen me gishtat e dores. 

Pastaj Interi do te kete nje kuadro me te qarte te asaj qe do te ndodhe. Po flasim per takimin qe Luka Modric do te kete neser me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.

Aty do te kuptohet nese ka me te vertete mundesi qe Interi te beje te sajin Luka Modric e do te meret vesh perfundimisht e ardhmja e kroatit qe eshte objektivi i madh i Interit.

Luca Marchetti, eksperti i merkatos se Sky Sport ka treguar se cilat do te jene pikat kyce te dites se neserme te Luca Modric:

GRUMBULLIMI – Ne oren 10, Luka Modric duhet te jete grumbulluar ne Valdebedas, qendra stervitore e Real Madrid per stervitjen e pare me skuadren. E nga ketu do te merren vesh qellimet e lojtarit qe ne teori edhe mund te mos paraqitet fare.

Image may contain: 1 person, text

RIKTHIMI – Ne oren 14:00, pritet qe te rikthehet skuadra me ne krye Lopeteguri nga Amerika. Ata sot do te zhvillojne ndeshjen e fundit amerikane ndaj Romes. Ne ate fluturim nuk do te jete Florentino Perez qe do te rikthehet ne Spanje me nje fluturim privat.

TAKIMI – Takimi, ai qe te gjithe me zi po presin, do te ndodhe ne mbasditen e vone ose mbase edhe me vone, ne darke, kur te dy do te jene ne Madrid per te vendosur te ardhmen e kroatit. Ai do te kerkoje edhe njehere shitjen dhe e quan te mbyllur eksperiencen ne Spanje sepse deshiron transferimin ne Itali. Marreveshja me Interin eshte tashme dhe Modric kerkon qe presidenti i Real te mbaje fjalen e dhene vite me pare kur ai i ka thene se ne momentin qe do te doje te largohet, Reali nuk do e ndaloje nese do te kete dhene gjithcka per klubin e do te kete fituar gjithcka. Nese Perez do te mbaje fjalen, atehere zikalterit jane gati. Nese Perez nuk do e lejoje, atehere Modric tek Interi mund te deshtoje perfundimisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.