
Inter, neser miqesorja ndaj Atletico! Mungon Nainggolan por ka nje surprize ne mesfushe: ja formacioni
Po afrohet testi i fundit i veres perpara fillimit te kampionatit per Interin e Luciano Spallettit.
Zikalterit do te perballen neser (te shtunen) ne darke me Atletico Madridin e Diego Pablo Simeones ne Wanda Metropolitano, stadiumi qe do te prese finalen e Champions League kete sezon.
Ashtu si tregojne mediat ne itali, zikalterit do te luajne perseri ne sulm me Icardin dhe Lautaro Martinez.
Pritet qe te mungoje perseri me siguri Radja Nainggolan i cili eshte i demtuar dhe qe po vazhdon nje program rekuperimi te vecante.
Nderkohe, ky eshte formacioni i mundshem i Interit:
Le ta fillojme nga portieri deri tek sulmuesi i qendres: do te jete nje 4-2-3-1
Handanovic
Dalbert
De Vrij
Skriniar
D’Ambrosio;
Brozovic
Asamoah (ne mesfushe)
Politano
Lautaro Martinez
Karamoh;
Mauro Icardi
INTER (4-2-3-1):
1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 6 De Vrij, 37 Skriniar, 29 Dalbert; 5 Brozovic, 18 Asamoah; 16 Politano, 10 Martinez, 7 Karamoh; 9 Icardi.