Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter kthehet ne fushe neser por ne stervitje mungon nje lojtar!

Inter kthehet ne fushe neser por ne stervitje mungon nje lojtar!
Inter Club Staff

Pothuajse pas rreth dy muajsh nga Juventus-Inter, ndeshje e luajtur ne 8 marsin e shkuar ne nje stadium te boshatisur, skuadra e Antonio Contes eshte gati te rindeze motorret.

Neser ne mengjes – sipas asaj qe lexohet tek Gazzetta.it – qendra sportive ne Appiano Gentile do te hape dyert e saj per Handanovic me shoke qe do te jene te paret ne Serie A qe do te rifillojne stervitjet individuale ne prag te nje nisje te mundshme te Serie A.

Nga Romelu Lukaku e deri tek Christian Eriksen, grupi eshte i plote me perjashtim te nje lojtari te vetem.

Gjthmone sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, ne stervitje do te mungoje vetem Alexis Sanchez: sulmuesi eshte rikthyer nga Kili ne 22 prill dhe deri te merkuren do duhet te qendroje ne shtepi per shkak te karantines se detyruar me ligj ne Itali.

Nga e enjtja keshtu, pritet qe edhe ai te bashkohet me grupin e shokeve ne Appiano Gentile.

Nderkohe stafi mjekesor eshte ne pritje qe te marre vesh permbajtjen e protokollit mjekesor shkencor: vetem ne ate kohe do te merret vesh nese lojtaret do te detyrohen te bejne tamponet perpara nisjes se aktivitetit.

Pinetina do te jete e hapura me zona: do te kete stervitje ne 4 fusha te ndryshme. Nderkohe, jane mbyllur dhomat e zhveshjes dhe pjesa tjeter e club house.

Zikalterit do te sterviten ne grupe prej 3, 4 dhe 5 lojtaresh: stervitjet jane fakultative, ashtu si eshte shpjeguar dje ne nje note zyrtare te klubit.

Kush do te futet ne Suning Trainin Centre – shpjegon e perditshmja italiane – do duhet ta beje kete gje me maske.

Lojtaret do te duhet te shkojne direkt ne dhomat e tyre ne hotelin ne Appiano. Aty do te nderrohen dhe do te kthehen ne hotel pas stervitjes per te bere dushin.

Ne fushe do tentohet qe te mbahet gjithmone distanca e nevojshme e kerkuar. Me ta do te jete nje mjek dhe nje pergatites atletik. Nderkohe, ne gatishmeri edhe nje fizioterapist per grup ne rast te problemeve muskulare.

Po Conte? Topi per momentin nuk do te jete, por edhe tranjeri mezi po pret te rikthehet ne fushe dhe te nuhase eren e barit te njome.

Tranjeri deshiron te ndjeke me kujdes cdo stervitje te lojtareve edhe pse do e beje kete gje duke mos u afruar shume me ta sepse rregullat nuk e lejojne.

Ai pritet te beje nje xhiro sa te njera fushe e sa tek tjetra, sepse skuadra do te ndahet ne grupe shume te vogla ne 4 fusha te ndryshme.

Mendohet se Conte e ka gjetur edhe nje zgjidhje per skemat e tij dhe per perfshirjen e Christian Eriksen njehere e mire ne to.

Edhe pse neser rifillojne stervitjet e Interit, Conte mezi po pret daten 18 kur do te fillojne stervitjet e verteta ne grup ndermjet lojtareve brenda skuadres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.