Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

809 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Afrika ka ardhur nje lajm shume i mire per Antonio Conten: Hakimi nuk do te humbase asnje…

Inter, nga Afrika ka ardhur nje lajm shume i mire per Antonio Conten: Hakimi nuk do te humbase asnje…
Inter Club Staff

Dje ka qene Hakimi-Day ne Milano, ku Interi ka siguruar keshtu nje nga lojtaret me me shume prespektive ne futbollin boteror.

Ai dje ka zhvilluar vizitat mjekesore dhe ka firmosur kontraten qe do e lidhe me Interin per pese sezonet e ardhshme.

Por menjehere me pas, Achraf Hakimi eshte larguar nga Milano me nje avion personal te vene ne dispozicion nga Interi.

Destnacioni? Ne shtepi, Spanje. Vend ku lojtari do te kaloje pushimet e tij bashke me familjen perpara se te vije tek Interi.

Por ashtu si tregon Tuttosport, Antonio Conte ka marre nje lajm shume te mire per sa i perket lojtarit me te ri te Interit.

CAF (Federata Afrikane e Futbollit) ka vendosur qe Kupa e Afrikes te shtyhet me nje vit, per shkak te situates se pandemise.

Ajo ka qene e programuar te luhej fillimisht ne janarin e vitit 2021, por tashme eshte shtyre per tu luajtur ne janarin e 2022.

Ish-mbrojtesi i Borussia Dortmund keshtu nuk do te humbase asnje muaj ne mesin e sezonit dhe do te jete i gatshem per Interin gjate gjithe sezonit.

Kupa Afrikane eshte nje problem shume i madh per klubet Europiane sepse ne te kaluaren ka ndodhur qe lojtare te rendesishem si puna e Salah (Liverpool) per shembull, te largohen per rreth nje muaj per te luajtur ne kete kompeticion.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.