Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Beer Sheva te Liverpool: “Historia ka ndryshuar dhe zbulohet pakti i madh Inzaghi-Zhang.”

Inter, nga Beer Sheva te Liverpool: “Historia ka ndryshuar dhe zbulohet pakti i madh Inzaghi-Zhang.”
Inter Club Staff

Nje eleminim nuk mund te beje askend te lumtur. Por ajo ndaj Liverpool, per Interin, ka qene ne nje menyre certifikimi se skuadra zikalter eshte rikthyer te jete nje faktor edhe ne Europe.

Pas finales se Europa League me Conten ne 2020, tani edhe permbyja e afruar me Liverpoo ne Anfield.

Nuk jane sinjale te vogla por te medha. Ne kete moment, duken shume te largta koherat e Hapoel Beer Sheva dhe Sparta Praga.

La Gazzetta dello Sport sot flet per nje Steven Zhang teper te kenaqur me skuadren, ashtu si e ka treguar edhe me afersine e tij ne Angli.

Ai ka qendruar prane tyre si para ndeshjes por edhe pas saj duke i pergezuar e nder te tjera, ka pasur nje takim te rendesishem edhe me Inzaghin.

Interi e di qe eshte e forte dhe pretendon te kape yllin e dyte ne kete sezon dhe Scudetton me numer 20 pervec Kupes se Italise. Ky eshte pakti i hekurt mes tyre.

“Ka nje numer qe thote shume, ose mbase gjithcka: 67 mije. Eshte koeficenti i UEFA-s te Interit ne kete sezon.”

“Ky koeficent kalkulohet ne baze te rezultateve ne kupat europiane ne pese sezonet e fundit dhe qe per Interin vlen vendin e 23 aktual.”

“Nderkohe, potencialisht pas nje sezoni, Interi do te mund te kaloje direkt ne vazon e dyte dhe mund te jete stabel aty.”

“Kjo sepse ka eleminuar zeron e 2017-2018. Por me shume se vendi ne ranking, eshte i detyrueshem edhe nje krahasim ndermjet ketyre pese viteve te Suning.”

“Kur erdhen Suning, koeficenti ishte vetem 44 mije. Ja, qe ketu duket se muzika ka ndryshuar ne menyre thelbesore.”

“Por edhe ne merkato, Inter ka fituar te gjithe apelin nderkomebtar e mbi te gjitha, ka marre edhe lojtare te rendesishem.”

“Ka edhe nje avantazh madje qe mund ta shfrytezoje qe ne kete vere: kuptohet shume mire pse Scamacca preferon Interin para Borussia Dortmund…”

“Sa per te dhene nje shembull qe muzika ka ndryshuar edhe ne merkato e jo vetem ne muhabete koeficentesh”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.