Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Sassuolo te Sassuolo! Gazzetta zbulon: “A e dini cfare ka ndodhur keto 20 ndeshje?”

Inter, nga Sassuolo te Sassuolo! Gazzetta zbulon: “A e dini cfare ka ndodhur keto 20 ndeshje?”
Inter Club Staff

Interi i Antonio Contes po fluturon me nje shpejtesi te paperballueshme nga cdo kundershtar direkt ne Serie A.

Skuadra zikalter do te kete nje objektiv te madh diten e sotme, ku perballe do te kete Sassuolon dhe qellimi eshte qe nga kjo ndeshje te dale e fituar.

Te mundet Sassuolo per Interin do te thote qe te rrise distancen ndaj Milanit ne 11 pike dhe akoma me shume edhe nga te tjeret.

Ashtu si kujton Gazzetta dello Sport, zhvillimi i madh ka ardhur pikerisht ne Reggio Emilia, kunder skuadres se Sassuolos.

Kampionati kishte filluar me vetem 15 pike ne 8 jave te luajtura: ne ate moment ishte nje mbrojtje qe fuste uje gjithandej dhe qe kishte pesuar 13 gola.

Por qe nga ai moment e me pas, ne 20 ndeshje, Handanovic ka pesuar po aq gola sa ne 8 ndeshjet e para.

Nje tregues i madh ky per nderrimin e marshit te Interit edhe ne nivel taktik. Por edhe piket ne kete periudhe kane qene shume me shume.

Keshtu, Interi ka fituar 17 ndeshje, me 2 barazime dhe vetem nje humbje: me te vertete dicka e pabesueshme qe askush nuk e kishte imagjinuar.

Ne realitet, rikthimi te 3-5-2 i famshem ka ndodhur ne Bergamo kunder Atalantes, por 1-1 final nuk kishte kenaqur plotesisht Interin.

Me pas, 4-2 rokambolesk me Torinon dhe humbja me Realin ne shtepi e tronditi Interin dhe gjithcka filloi pikerisht nga ajo ndeshje me Sassuolon e fituar 0-3.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.