Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

256 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Torino te Verona: ja kalendari i plote ne 32 ditet e ardhshme ku do te luhen 10 ndeshje!

Inter, nga Torino te Verona: ja kalendari i plote ne 32 ditet e ardhshme ku do te luhen 10 ndeshje!
Inter Club Staff

Ne kete moment eshte ndalur fryma per pushimin e kombetareve dhe me pas nje vrapim i gjate qe do te zgjase deri per Krishtlindje.

Antonio Conte e di qe ka humbur terren ne kete fillim sezoni me disa rezultate gri ne Serie A dhe ne Europe.

Por verdikti ne fushen e lojes shume here nuk ka celebruar aspak lojen e mire te Interit ne fushen e loejs qe shpesh here ka qene edhe dominante.

Nje tendence kjo qe duhet ndryshuar sa me shpejt, duke qene se objektivi eshte qe Interi te rikthehet sa me shpejt te trofete.

DHJETE NDESHJE NE 32 DITE – Po, pikerisht si ndodh shpesh kte vit, Interi do te kete shume ndeshje rresht ne kete periudhe: zikalterit do te luajne 10 ndeshje ne 32 dite dhe gjithcka fillon ne 22 nentor me Inter-Torino dhe mbaron ne 23 dhjetor me Hellas Verona – Inter.

Pra, shtate ndeshje jane ne Serie A dhe 3 ne Champions League. Me pak fjale, do te vendoset fati i ketij sezoni per Lukakun me shoke.

Normalisht, gjithcka fillon ne San Siro me viziten e torinos ne 22 nentor dhe tre dite me pas, po ne Meazza do te vije Reali i Madridit.

Nje etape fondamentale kjo per rrugetimin europian. Duhet fituar me patjteter, qe Interi ti jape vlere edhe dy ndeshjeve te tjera ne Champions League.

Me pas, te shtunen me date 28 nentor, ne Mapei Stadium zikalterit do te luajne kunder Sassuolos, qe eshte skuadra e dyte aktualisht ne klasifikim.

Ne daten 1 dhjetor zikalterit do te udhetojne drejt Gjermanise, ku do te luajne Borussia Mönchengladbach, e ku me shume mundesi do te varet shume nga kualifikimi pikerisht ne kete ndeshje.

Inter-Bologna, do te luhet ne daten 5 dhjetor, dhe do te jete ndeshja perpara Inter-Shakhtar, qe do te luhet ne daten 9 e qe eshte ndeshja e fundit e grupit te Champions League.

Me pas, viti mbyllet me kater ndeshje te kampionatit: te dielen me 13, Interi fluturon per ne Cagliari dhe me pas, tre dite me vone, pret Napolin per ndeshjen e vetem big-match te kesaj ‘fete’ te Serie A.

Pastaj, ne daten 20 Inter Spezia, dite e diele, ndersa Hellas-Verona, do te luhet ne daten 23 dhjetor, e merkure.

KALENDAR I DYFISHTE – Me pak fjale, ne Europe, skuadra zikalter ka tre ndeshje (finale) te verteta ndersa ne kampionat zikalterit do duhet qe te marrin maksimumin.

Kjo eshte nje mundesi e arte per te rregulluar kalendarin, dhe ne daten 23 te gjithe presin qe Interi situaten ta kete shume me mire se tani.

Eshte pikerisht ne ndeshje si keto ku duhet te behet diferenca, sepse shume here, ne ndeshje te rendesishme, nuk kane munguar aspak hapat fals.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.