Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

822 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Verona vjen nje lajm shume i keq: “Me sa duket klubi i Verones ka vendosur qe…”

Inter, nga Verona vjen nje lajm shume i keq: “Me sa duket klubi i Verones ka vendosur qe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport eshte ndalur goxha edhe te nje teme merkato e skuadres zikalter.

Gjithcka ka te beje me situaten e Federico Dimarcos per te cilen kemi folur edhe ne ditet dhe javet e kaluara.

Lojtari shume i talentuar aktualisht eshte ne pronesi te Interit dhe kete sezon te Verona ka qene me te vertete nje nder me te miret.

Ai eshte larguar nga zikalterit me formulen e huazimit me te drejte blerje te fiksuar per 6,5 milione euro.

E pikerisht per kete arsye, duket se nga Verona ne oret e fundit ka ardhur nje lajm shume i keq per klubin zikalter.

“Verona me sa duket eshte e vendosur per ta blere lojtarin ne fund te sezonit dhe per kete gje ata kane lajmeruar edhe Interin.”

“Shuma nuk eshte shume e larte, por ne ate kohe qe eshte rene dakord, Dimarco aq e kishte vleren.”

“E ardhmja eshte e gjitha per tu vendosur tashme, por lojtari i lindur ne 1997 me te gjitha gjasat do te qendroje ne Verona edhe pse deshira e tij do te ishte nje rikthim tek Interi.”

“Sidomos kur shikon qe zikalterit do te lirohen nga Ashley Young ne fund te sezonit dhe ai do te lironte nje vend te rendesishem ne krahun e majte”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.