Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

921 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje big largohet me siguri veren e ardhshme? “Largimi i tij super i sigurt: nga Inter ka shume pak shpresa”.

Inter, nje big largohet me siguri veren e ardhshme? “Largimi i tij super i sigurt: nga Inter ka shume pak shpresa”.
Inter Club Staff

Edhe pse sezoni i ri sapo ka nisur, te shumta jane mediat ne Itali qe flasin edhe per ate qe do te ndodhe ne veren e ardhshme.

E fundit eshte Tuttomercatoweb.com, e cila eshte ndalur te ajo qe pritet te ndodhe tek Inter pas perfundimit te ketij sezonit.

Ka qene pikerisht Niccolo Ceccarini, gazetar i merkatos dhe specialist, ai qe eshte ndalur te disa tratativa tek Inter.

Keto kane qene fjalet e tij: “Te gjithe flasin per Milan Skriniar tek Inter por duket se dikush tjeter do te largohet nga skuadra kete vere”.

“Behet fjale normalisht per De Vrij, nje big i ketij Inter, qe per vite me radhe ka mbajtur mbi shpatulla mbrojtjen zikalter”.

“Por duket se momenti negativ qe po kalon, po ben qe Inter te kete dyshime te forta nese duhet te rinovoje kontraten e tij”.

“Qe Inter nuk do te beje oferte me shifrat qe jane perfolur nje apo dy sezone me pare, kjo eshte dicka shume e sigurt”.

“Situata e rinovimit te tij eshte nje nga me te ndalurat ne kampin e Interit dhe deri me tani, nuk ka pasur asnje evolucion. Me pak fjale, rreziku qe nje nga titullaret e pa diskutueshem te 4 viteve te fundit te largohet eshte real”, tregon ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.