Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

541 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje emer totalisht i ri nga Marotta per sulmin: vjen nga Spanja? Ja detajet!

Inter, nje emer totalisht i ri nga Marotta per sulmin: vjen nga Spanja? Ja detajet!
Inter Club Staff

Nje zhvillim shume i rendesishem per sulmin e Interit: pasi eshte braktisur pista qe te conte tek Mertens (qe do te qendroje tek Napoli) dhe Werner (nje hap larg Chelsea, drejtuesit zikalter tashme mund te humbasin edhe Edinson Cavanin.

Sipas lajmeve te fundit, ai shihet si i destinuar per tu transferuar tek Atletico Madrid ne Spanje.

Zbarkimi i tij ne skuadren e Simeones do te thote se Interi keshtu do te humbiste nje objektiv tjeter me parameter zero ne merkato.

Por duket se pikerosht nga Atletico Madrid vjen emri i radhes per sulmin e Interit per te cilin Marotta po mendohet seriozisht.

Me sa duket okazioni i madh i merkatos quhet Alvaro Moratta dhe Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po bejne llogarite financiare dhe teknike per kete operacion.

Keshtu shkruan Corriere dello Sport e cila zbulon te gjitha detajet:

“Afrimi i Edinson Cavani me Atletico Madrid eshte i dukshem. Aty e pret nje kontrate trevjecare si parameter 0: Matador preferon nje eksperience ne La Liga perpara nje rikthimi ne Serie A.”

“Por pikerisht kjo hipoteze duket se ka hapur nje rruge per Interin drejt Alvaro Moratas, qe Atletico duhet te paguaje 55 milione euro tek Chelsea per te perdorur te drejten e blerjes.”

“Zbarkimi ne vitin e ardhshem ne Madrid i Cavanit do e bente te shitshem ish-lojtarin e Juventusit.”

“Normalisht qe ne drejtim te Atletico Madrid, Interi duhet te beje nje oferte te vlefshme qe dhe do te konsiderohet si e kenaqshme nga ata.”

“Kjo sepse Atletico nuk i ka paguar ende parate tek Chelsea dhe deshiron qe te perfitoje sa me shume para per te ulur koston.”

KONTAKTE TE AVANCUARA – “Kontaktet me Moraten kane filluar oret e fundit dhe fakti qe Atletico e di per interesin e Interit tashme, eshte nje tregues i qarte se ata jane dakort me shitjen nese behet ne kushtet e duhura.”

“Edhe drejtuesit madrilen po shikojne dhe po vleresojne se cila do e ishte zgjidhja me e mire per kete situate sepse edhe ata e dine se 55 milione euro per shembull, Interi nuk do i paguante kurre per Moraten.”

CONTE DHE FAKTORI MILANO – “Morata e ka njohur Conten tek Chelsea, dhe fakti qe spanjolli e di se cfare mund ta prese ne Pinetina, me siguri eshte nje avantazh per tranjerin qe do te gjente nje lojtar qe ka punuar me mekanizmat e tij edhe ne te kaluaren.”

“Nga ana tjeter, duhet nenvizuar se si Alvaro vendosi te rikthehej ne Madrid si nje zgjedhje jete.”

“Por ne Milano mund te gjeje nje qytet joshes gjithashtu, sepse do te terhiqte edhe interesin e gruas se tij Alice, modele dhe web influencer / fashion blogger.”

“Pastaj ne fund te fundit nje nje ceshtje e paster futbollistike: e veshtire te mendosh se Cavani do te shkoje tek Atletico per te bere zevendesuesin e Morates.”

“Ne sezonin qe te gjithe lojtaret do te punojne per Europianin dhe nje vit me pas per Katar 2022, zgjedhjet qe ata do te bejne jane shume te rendesishme edhe per te ardhmen me kombetaret.”

“Tek Interi do te gjente nje bluze titullari se bashku me Romelu Lukaku. Gjithmone nese Lautaro i hap rruge duke u larguar tek Barcelona…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.