Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

451 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje goditje e madhe eshte shume afer: gjithcka mund te mbyllet ne fund te muajit, ja shifrat!

Inter, nje goditje e madhe eshte shume afer: gjithcka mund te mbyllet ne fund te muajit, ja shifrat!
Inter Club Staff

Inter po shtyn shume fort ne merkato per te perforcuar mesfushen e saj per sa i perket sezonit te ri.

Zikalterit, sipas asaj qe shkruhet nga calciomercato.com, po bejne gjithcka cfare kane ne dore per Sandro Tonali, talentin e Brescias.

Sipas medias italiane, kontaktet e diteve te fundit kane qene shume te shpeshta me agjentin e lojtarit, Beppe Bozzo, me objektivin per te marre ‘po’-ne perfundtimtare (sepse dakordesia ekziston) te mesfushorit te ri te Brescias dhe duke mundur keshtu konkurencen e Juventusit.

Me pas, Marotta dhe Ausilio duhet te paraqiten dhe te flasin me Massimo Cellino, presidenti i dallendysheve, me objektivin per te gjetur nje marreveshje ekonomike te kenaqshme per te gjitha palet.

‘Bashkepunetore’ ne kete tratative do te jete edhe situata e pandemise, me zikalterit qe shohin se cmimi i Tonalit ka rene dhe mendojne se mund ta mbyllin gjithcka me 30-35 milione euro plus bonuse.

Ne kete marreveshje natyrisht qe parashikohet qe te futen edhe disa lojtare te rinj per te ulur cmimin akoma me shume.

Me i kuotuari keto dite eshte kartoni i Andrea Pinamontit, nje lojtar shume i talentuar qe Brescias do i pelqente me patjeter.

Takimi eshte vendosur te ndodhe ne fundin e muajit, kur e ardhmja e futbollit italian do te jete akoma me e qarte.

Me siguri, per Interin do te jete e rendesishme qe te shese me pare disa lojtare qe jane aktualisht ne pronesi te zikalterve (si Icardi, Perisic dhe Nainggolan).

Shitja e tyre do i jape Interit liri per te mbyllur kete goditje dhe per te bere sulmin e fundit me siguri te plote.

Por sot, duke llogaritur vetem gjerat se si jane, ekziston siguria se Interi eshte shume afer goditjes se madhe Tonali dhe gjithcka mund te mbyllet ne fund te muajit maj.

Keshtu e ka mbyllur shkrimin e saj calciomercato.com qe tregon me detaje se si Interi pritet te arrije tek Sandro Tonali.

Ai eshte nje nga emrat e percaktuar nga Conte si e ardhmja e futbollit Italian dhe tekniku zikalter deshiron ta kete ne skuader.

Conte tek djaloshi i Brescias shikon nje te ardhme alla-Pirlo dhe nga menyra e lojes i kujton shume legjenden italiane te mesfushes.

Pikerisht per kete arsye direktivat e Marottes jane te qarta: per me shume, Tonali hyn edhe ne linjen e futbollisteve qe Suning deshiron te investoje. I ri dhe italian!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.