Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

264 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje lajm i keq vjen nga Gjermania per Perisic?

Inter, nje lajm i keq vjen nga Gjermania per Perisic?
Inter Club Staff

E ardhmja e Ivan Perisic eshte nje nga ato tema qe duhet te zgjidhet sa me shpejt ne shtepine e Interit. 

Corriere dello Sport shpjegon: “Brenda fundit te muajit duhet te mberrihet tek nje vendim. Duhet vendosur nese gjermanet kane vullnetin per ta blere apo jo.”

“Ai eshte derguar ne huazim nga Interi dhe ne mes eshte nje e drejte blerje per rreth 20 milione euro ne favor te Bayern Munich.”

“Emergjenca ka ndryshuar planet e Rummenigge qe perpara disa javesh ka treguar se klubi nuk eshte ne gjendje per te planifikuar investime ne hyrje.”

“Por sipas asaj qe thuhet ne gjermani, nuk ka aspak nje lajm te mire per Interin per sa i perket Perisic.”

“Me sa duket, Bayern ka ndryshuar mendje per blerjen e tij dhe do te tentoje me Interin qe te ndryshoje rregullat e lojes: ata do te propozojne nje huazim tjeter te lojtarit.”

“Kjo eshte ideja me e fundit e Bayern qe nuk i pelqen aspak Marottes dhe Interit qe mund te rrezikojne keshtu qe te shohim Ivan Perisic te rikthyer ne Milano.”

Me specifikisht, Corriere shkruan: “Kjo hipoteze e nje huazimi te ri nga Bayern Munich per Perisic, nuk duhet nenvleresuar sepse kontrata e lojtarit skadon ne qershor ne 2022.”

“Ja pse Interi po e studion me shume kujdes kete situate sepse nuk eshte aspak e thjeshte ta huazosh lojtarin e ne fund te huazimit ai te kete vetem nje vit te mbetur.”

“Perpara se te ulet me bavarezet. Marotta po vlereson te gjithe situaten – ashtu si do te behet edhe me Mauro Icardin kur te vije koha per te diskutuar me PSG – dhe vetem pastaj do te vendose nese ja vlen ta huazojne edhe per nje vit tjeter ose jo.”

“Ideja e Interit eshte se zikalterit nuk duan te rrezikojne te shohin nje lojtar mbi te 30-at te rikthyer ne shtepi pas huazimit te dyte me vetem nje vit kontrate.”

“Dite me pare u perfol edhe per nje ide te re te Interit qe nese Bayern nuk do te paguante aq sa kerkonte klubi, ai do te rikthehej ne skuadren e Contes.”

“Por kjo teori ka rene poshte me kalimin e diteve sepse Conte e ka shpallur me pare lojtarin si jo adapt per skemat e tij dhe karakteristikat e tij nuk permbushin kerkesat qe tranjeri ka.”

“Prandaj ky do te ishte nje problem me shume per Interin sepse nese Bayern nuk blen lojtarin, mbase Interi do e ishte e detyruar te pranonte edhe nje huazim te dyte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.