Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,803 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e pabesueshmja? “Marotta ka nje ide te cmendur: Lautaro, Dybala plus Lukaku. Do te shitet…”

Inter, ndodh e pabesueshmja? “Marotta ka nje ide te cmendur: Lautaro, Dybala plus Lukaku. Do te shitet…”
Inter Club Staff

Paulo Dybala eshte gjithmone e me afer se qenit nje lojtar i Interit nderkohe nga ana tjeter Romelu Lukaku po shpreson te vije ne Milano.

Gjithesesi, Simone Inzaghi, ashtu si te gjithe tifozet e Interit, nuk ka aspak ndermend te heqe dore nga Lautaro Martinez.

Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport qe tregon gjithashtu edhe nje skenar te cmendur per sulmin e Interit.

“Rruget e merkatos jane te pafundme dhe kurre te sigurta. Per shembull: kush ka thene se ne rast se vjen Dybala dhe Lukaku, Inter duhet te heqe dore me force nga Lautaro?”

“Sigurisht, do te ishte logjike te monitorohej situata, edhe pse objektivi eshte te ulet “kosto e punes”, duke qene se do te ishim ne zonen e kuqe me sulmues qe marrin mbi 6 milione euro ne sezon.”

“E ketyre pagave do i shtohej edhe ajo e Dzeko me 5 milione euro per vitin e fundit te kontrates dhe Correa me 3,5 milione euro.”

“Por Lautaro eshte Lautaro, eshte njeriu simbol i rruges se re, sulmuesi qe del nga nje sezon rekordi me Interin dhe dy trofe te fituar.”

“Per tifozet do te ishte teper e veshtire te metabolizohej nje largim i mundshem i largjentinasit”, shpjegon La Gazzetta dello Sport qe vazhdon edhe me tej.

“Marotta dhe Ausilio duhet te gjejne nje rruge tani per ta bere kete projekt qe kane te pranueshem dhe qe parashikon nje treshe sulmi endrrash.”

“Nga ana tekniko-taktike do te ishte i pabesueshem, por edhe nga ana e bilancit do te ishte nje sulm goxha i rende.”

“Celesi per te rregulluar gjithcka mund te vije pikerisht nga largimi i mundshem i Edin Dzeko, qe eshte marre falas vitin e kaluar nga Roma.”

“Ai si titullar ben kuptim, por si rezerve, me nje page prej 9 milione e 250 mije eurosh bashke me taksa nuk ben aspak.”

“Mosha e lojtarit e ben shume te veshtire nje shitje, por nuk perjashtohet mundesia qe ndonje top klub ne Europe mund ta kerkoje nese kane nevoje per nje sulmues me eksperience.”

“Mbase Inter mund te jete me fat dhe dikush mund te trokase. Por Edin mund te vendose edhe per nje aventure ekstra kontinentale duke shkuar ne Shtetet e Bashkuara apo ne Emiratet Arabe per te mbyllur karrieren e tij.”

“Jane shume para ne mes dhe i bie te marre nje rol tjeter si protagonist. Keto jane argumente te vlefshme per ta bindur ate edhe pse per momentin cdo gje eshte e ndalur.”

“Paulo pastaj eshte nje emer qe te ndihmon te mendosh per lart, e bashke me Romelu Lukaku, Inter do te behej menjehere nje skuader prej Scudetto dhe per nje Champions si protagoniste.”

“Normalisht, gjithmone nese Lautaro Martinez qendron ne skuader. E ne kete rast, Inzaghi do te kishte nje park sulmuesish nder me te fuqishmit ne Europe.”

“Eshte nje ide e cmendur per nje Inter qe nuk do duhet te jete me e cmendur, por do te tentoje te cmende te gjithe mbrojtjet kundershtare me nje sulm te frikshem.”

“Inter po e provon, Lautaron beson: te gjithe bashke ne Milano per nje sulm endrrash”, mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.