Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

232 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje lajm shume i mire ka ardhur per Hakimi nga Maroku: “Tani Conte nuk ka me asnje…”

Inter, nje lajm shume i mire ka ardhur per Hakimi nga Maroku: “Tani Conte nuk ka me asnje…”
Inter Club Staff

Pushimi i Kombetareve ka sjelle buzeqeshjen tek Achraf Hakimi: mbrojtesi i Interit eshte vene ne drite nga kombetarja e tij, Maroku, duke shenuar nje gol por duke dhene edhe sinjale te mira pas paraqitjeve jo te mira me bluzen zikalter kohet e fundit.

Blerja me e shtrenjte e veres interiste, tashme duhet te tregoje edhe me bluzen zikalter se ai investim ja ka vlejtur.

Prandaj, sipas Tuttosport, “Interi shpreson qe superfuqite e lojtarit zikalter te mos bien me rikthimin ne Lombardi te tij.”

FRIKA ESHTE PAS SHPINES – “Kesaj radhe, pushimi i Kombetareve, ka qene nje lajm pozitiv per Interin.”

im

“Kjo sepse ai me Marokun e tij ka rregulluar pak humorin pas disa paraqitjeve jo shume te mira me Interin.”

“Ai shenoi nje gol vetem pas 10 sekondash me Republiken e Qendres se Afrikes, por nje perplasje me portierin shqetesoi shume Interin.”

“Nderkohe, diten e marte, ai ka zbritur rregullisht ne fushe, gjithmone me Marokun, dhe ka bere nje tjeter paraqitje te mire, duke treguar se fizikisht ndihet ok.”

DESHIRE PER PERMBYSJE – “Diten e djeshme, ai eshte rikthyer ne Appiano Gentile per te bere tamponin e rastit.”

“Nese rezultati do te jete negativ, nga dita e sotme do te marre pjese ne stervitjet e grupit per te pergatitur sfiden ndaj Torinos.”

“Por nuk eshte e sigurt qe Conte ta hedhe 100% nga minuta e pare, duke pare se Darmian dhe Young kane qene ne Appiano gjate gjithe pushimit te kombetareve.”

“Me siguri Interi po pret Hakimin e vertete, ate qe u pa ne fushe edhe me Marokun, te pakten ne ndeshjen me Real Madrid, aty ku do te duhet vertete nje ndihme nga ai.”

“Djaloshi do te kete pergjegjesine te beje mire pas asaj ndeshje zhgenjyese, ku dha edhe nje assist per ish-shokun e skuadres, Karim Benzema.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.