Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

319 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje lojtar qe shihej si largim i sigurt mund te qendroje? “Klubi po mendon ta mbaje si nje zevendes te…”

Inter, nje lojtar qe shihej si largim i sigurt mund te qendroje? “Klubi po mendon ta mbaje si nje zevendes te…”
Inter Club Staff

Edicioni i perditshem i Tuttosport ka ofruar diten e sotme nje tablo me te qarte te largimeve qe mund te ndodhin te zikalterit por edhe te afrimeve.

Ashtu si eshte perfolur edhe me pare, Radja Nainggolan mendohet se do te qendroje tek klubi i Cagliarit ne sezonin e ri.

Nderkohe, Interi ka edhe nje mesfushor tjeter ne listen e largimeve: behet fjale per Joao Mario qe kerkohet te mbahet me ngulm nga Sporting i Lisbones.

Gjithesesi, duket se Interi po mendon te beje me te vertete nje surprize ne merkaton e ardhshme per sa i perket nje lojtari.

Mendohej se Valentino Lazaro do te kthehej nga skuadra e Borussia Monchengladbach per tu larguar direkt me pas, por mund te mos ndodhe keshtu.

Ne fakt, klubi zikalter po e medon seriozisht qe lojtarin ta mbaje dhe ta perdore si zevendesin e Achraf Hakimi ne te djathte.

Austriaku mund te jete nje opsion i mire ne rastet kur marokeni do te kete nevoje per pushim apo kur te jete i skualifikuar.

Ne kete sezon, kete rol e ka mbuluar Matteo Darmian i cili mund te konsiderohet sezonin e ardhshem me shume je lojtar i qendres se sa i krahut.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.