Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

976 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje sfide…e vertete! Ja te gjitha dyshimet e staffit te Mazzarrit…

Inter, nje sfide…e vertete! Ja te gjitha dyshimet e staffit te Mazzarrit…
Andi Prifti

Sfida me Real Madrid mund te vinte ne nje kohe me te mire, sepse nuk i pelqen askujt te bejme figure te keqe si kunder Valencias. Tek Interi nuk duan qe ne perseritet prezantimi i keq i skuadres ashtu si disa dite me pare, edhe pse eshte nje rrezik konkret. Gjendje jo shume e mire, formacion ende me disa mungesa, ndryshimet mes dy trajnereve: nje shetitje per Ancelotti-n dhe nje makth per Mazzarrin.

Trajneri i Interit do duhet te luaje pa Samuel, Milito, Kovacic, Zanetti, Obi, Chivu dhe Mudingayi per shkak te demtimeve. Disa prej ketyre mund te rekuprohen per ndeshjen ne javen e ardhshme per Kupen e Italise me fituesen e çiftit Cittadella-Savona. Sfida e pare zyrtare per Walter Mazzarrin si trajner i Interit.

Nje Real Madrid me potencial te madh, ashtu siç e ka treguar dhe ne ndeshjen e fituar 3-1 kunder Jose Mourinhos. Interi do tentoje te beje maksimumin e asaj qe mundet. Kjo ndeshje, mund te testoje pjesen ofensive te skuadres kunder nje skuadre me nje sulm te nivelit boteror. Ja pse Mazzarri ka zgjedhur qe treshja perpara Handanovic te jete Campagnaro, Ranocchia, Juan Jesus.

Per pjesen tjeter, do kete shume ndryshime ne krahasim me ate qe luante kunder Juventusit. Mund te fulloje si titullar Olsen dhe te lihet pushim Guarin, Alvarez, Cambiasso, Palacio dhe Nagatomo (te pakten per fillimin e ndeshjes). Gati qe nga minuta e pare jane Jonathan, Kuzmanovic, Icardi dhe Belfodil.

Tek Real Madrid, duket se do luaje Illarramendi ne vend te Xabi Alonso. Ne porte mund te jete Diego Lopez. Per pjesen tjeter do jene Ronaldo, Isco dhe Ozil ne mbeshtetje te Benzema.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.