Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 12, 2019

Scroll to top

Top

1,010 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje shitje e mundshme e Icardit (tek Juventusi) te ndryshon komplet merkaton: ja pse!

Inter, nje shitje e mundshme e Icardit (tek Juventusi) te ndryshon komplet merkaton: ja pse!
Inter Club Staff

Mauro Icardi nuk e ka pritur mire. Nuk e priste qe Interi mund te hapte nje tratative pikerisht me Juventusin sidomos pas asaj qe ndodhi ne Derbyn e Italise nje muaj me pare. 

Kete gje shkruan Corriere della Sera ne edicionin e saj online, e cila zbulon ndjesine e Mauritos ne oret kur ky lajm doli ne pah e ku thuhet se Juventusi per sherbimet e Icardit deshiron te paguaje 50 milione euro plus Gonzalo Higuain.

Pavarsisht mardhenieve shume te keqija ndermjet dy klubeve, te sakrifikohet Icardi mund te jete zgjidhja e problemeve  per skuadren e Zhang – lexohet ne te perditshmen milaneze -.

Kjo eshte nje zgjedhje jo e lojtarit, as e gruas-agjente te lojtarit Wanda Nara, e irrituar madje qe Interi e ka lene te prese per punen e kontrates se re dhe me pas qe klubi po mendon te beje kete marreveshje.

Perfaqesuesja e kapitenit zikalter eshte e shokuar dhe ndihet e tradhetuar: Wanda tete muaj  me pare negocioi  zgjatjen e kontrates se burrit te saj deri ne 2021 duke kerkuar 8 milione euro ne sezon, pak a shume sa Higuian.

Por te mos harrojme interesin per lojtarin nga skuadra si Real Madrdi, PSG dhe Manchester United te cilet mund te paguajne klauzolen menjehere.

Gjithesesi, gjithmone sipas asaj qe thote Corriere dello Sport, ka nje problem me kohen per kete tratative.

Duke shitur Icardin tek Juventusi perpara 30 qershorit, Interi do  te mund te rregullonte bilancin e saj per Fair Play Financiar te UEFA-s, pa u lodhur per te shitur lojtare te tjere.

Keshtu zikalterit do te kishin 50 milione euro me shume per merkaton plus 40 milione nga Champions. Do te ishin resurset e duhura per te arritur tek Nainggolan, si dhe tek Chiesa apo Politano: profile shume te pelqyera nga Spalletti.

Gjithesesi, ky eshte nje lajm i shkruar vetem nga Corriere della Sera dhe nuk ka asnje konfirmim per momentin.

[interaction id=”5b0d11c6c9ce43e4b679cad2″]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.