Inter, nje super problemi i madh me kalendarin e 2020/2021. “Federata ka bere me dije se sot per sot…”
Interi eshte e vetmja skuader italiane e mbetur ne kupat europiane dhe do te kete probleme shume te medha kalendari ne sezonin e ri.
Pervec Interit, kete problem do e kete vetem nje skuader tjeter: fituesja e playoff te Serie B qe do te dale nga cifti Spezia-Frosinone.
Keshtu, ne rast se Interi shkon ne finalen e Europa League, sezonin 2019-2020 per zikalterit do te mbyllej ne 21 gusht.
Me pak se nje muaj nga fillimi i Serie A 2020-21, me kampionatin e ri qe nis ne daten 19 shtator.
Por jo vetem. Interi ka shume lojtare kombetaresh ne skuaden e saj, dhe ata do te duhet te grumbullohen nga kombetaret respektive ne fillim te shtatorit.
Ne praktike, nje pjese e mire e lojtareve zikalter do te kene shume pak dite per te pushuar, nenvizon La Gazzetta dello Sport.
Milani per shembull, do te filloje grumbullimin e saj ne 24 gusht. Po Interi? As vete klubi zikalter nuk e di nje date.
“Ja pse”, nenvizon e perditshmja italiane “po merr jete hipoteza te shtyrjes se ndeshjes se pare te Serie A qe mund preke vetem Interin dhe skuadren qe do te vije nga Serie B.”
“Nga Federata dhe nga Liga e Serie A tregojne se sot per sot nuk ka ardhur asnje kerkese nga Interi apo ndonje klub tjeter.”
“Por eshte e mundur qe zikalterit dhe njera nga Frosinone dhe Spezia te kerkojne shtyrjen e ndeshjes se pare.”