Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

1,048 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje tjeter operacion alla-Skriniar me Samp: ja kush vjen ne Milano e kush shkon tek Sampdoria

Inter, nje tjeter operacion alla-Skriniar me Samp: ja kush vjen ne Milano e kush shkon tek Sampdoria
Inter Club Staff

Interi po hedh perseri syte ne shtepine e Sampdorias per te perforcuar skuadren ne prag te sezonit te ri. 

Per hir te vertetes, lojtaret qe zikalterit kane blere nga Samp vitet e fundit, nuk kane qene investime te gabuara.

I pari qe e hapi rrugen e transferimeve te sukseshme ka qene Maurito Icardi disa vite me pare.

Me pas ishte radha e Eder (ndoshta me pak se te tjeret) dhe i atij qe shkelqeu vitin e kaluar, Milan Skriniar.

Por duket se Interi pas suksesit te operacionit Skriniar veren e kaluar, po mendon per nje tratative te re me Sampdorian per nje nga talentet qe ka spikatur me shume tek ata.

Behet fjale per Bartosz Bereszynski (kemi folur edhe dje per te), mbrojtes i djathte polak i klasit 1992 qe i pelqen shume edhe Luciano Spallettit.

Drejtuesit zikalter po mendojne te bejne nje operacion ‘alla Skriniar’ per te, duke shfrytezuar interesin e klubit te Ferreros per Eder, qe do te ishte totalisht i gatshem te rikthehej ne Genova.

Operacioni qe solli Skriniar vjet ne Milano dhe dergoi Caprarin ne Genoa vjet tregon se nuk duhet te jemi paragjykues nese kjo tratative shkon ne port!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.