Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk do ta besoni impakin qe ka arritur te kete Suning tek te ardhurat: Ja shifra!

Inter, nuk do ta besoni impakin qe ka arritur te kete Suning tek te ardhurat: Ja shifra!
Ardis
  • On 23/10/2018, 18:22

Suning po vazhdon te investoje shume tek Interi: keto shifra flasin vete.

Inter-i vazhdon te mbeshtetet tek Suning per te rritur te ardhurat e tij. Ne pritje per te futur te ardhurat e Champions League ne bilanc, zikaltrit mund te mbeshteten tek disponibiliteti i fuqishem i pronareve kineze.

Ne kete sens, te dhenat nga Calcio & Finanza, ne lidhje me bilancin 2017/2018, jane simbolike:
“rreth 100 milione € te ardhura komerciale nga grupi FC Internazionale te realizuara nga tregu kinez ne sezonin 2017-18, ne rritje krahasuar me 86 milione € te rregjistruara ne sezonin 2016-2017, dhe me nje efekt mbi te ardhurat e klubit tek plusvalencat me rreth 34% neto”, shkruhet ne sitin ekonomik.

Fushe me lule? Nuk duket ashtu. Keto te ardhura, ne fakt, nuk jane te gjitha te kontabilizuara per shkak te kufizimeve nga qeveria kineze ndaj eksportit te kapitalit. Gjithmone, sipas asaj qe shkruhet ne Calcio & Finanza, ne fakt:

“megjithse kontratat ne lidhje me sponsorizimet dhe marreveshjet komerciale me homologet kineze, midis tyre edhe grupi Suning, jane firmosur rregullisht, pagesat qe duhen likujduar do te zhvendosen mbas mbylljes se sezonit aktual dhe rastet e disa kontratave, kushtet e pagesave jane spostuar nga qershori ne dhjetor 2018″.

Midis tyre edhe marreveshja e firmosur ne shkurt 2017: “me shoqerine kineze qe ka marre te drejtat e komercializimit te brand-it te Inter-it per tregjet ne Kine, Malajzi, Singapore, Indonezi, Japoni dhe Kore perkundrejt nje pagese prej 25 milione €. Por edhe tarifat ne lidhje me marreveshjet e sponsorizimit me te njetin grup Suning”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.