Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,197 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk eshte Nainggolan zevendesuesi i Rafinhes: ja cfare ka ne mendje Ausilio

Inter, nuk eshte Nainggolan zevendesuesi i Rafinhes: ja cfare ka ne mendje Ausilio
Inter Club Staff

Ndonje goditje te madhe Piero Ausilio e ka bere tashme, por merkato e Interit nuk mund te quhet ne asnje menyre si e mbyllur. 

Blerja e fundit e Interit ka qene ardhja e Matteo Politano, por edhe zyrtarizimet e blerjeve me parameter zero si Stefan De Vrij dhe Kwadwo Asamoah.

Nderkohe Politano do te kompletoje nje repart te perbere tashme nga Karamoh dhe Candreva (ku i fundit mund te largohet nese vjen Malcom). Repart i tejmbushur? Ne te vertete po, per disa motive, por me siguri dicka do te ndryshoje dhe dikush do te largohet aty.

Por te mos harrojme qe Matteo Politano mund te luaje shume mire ne te dyja krahuet dhe e ka bere kete edhe gjate sezonit e te kaluar. Nderkohe Interit vjet i ka munguar nje zevendes i Perisic.

Pastaj te mos harrojme qe largimi i Rafinhas ka bere qe Interi te humbas pak nga paparashikueshmeria dhe fantazia.

Keto karakteristika jane ne ADN e Malcom, i cili preferon qe te nise vrapin e tij nga a djathta per te kaluar me pas me top ne kembe drejt qendres per te tentuar pasen e fundit per shoket por edhe per te goditur vete.

Me pak fjale, edhe pse Nainggolan pritet te luaje ne te njejtin vend ne fushe si Rafinha, nuk shihet nga drejtuesit dhe Spalletti si zevendesuesi i tij ndersa Malcom per menyren e lojes po. Pikerisht per kete motiv edhe pse Bordeaux ka bere rezistence per lojtarin, Interi nuk dorezohet.

Perisic, Politano, Candreva Karamoh dhe ndoshta Malcom: 5 emra per dy pozicione. Nese braziliani do te behet nje lojtar i Interit, dikush do te largohet. I pari ne liste eshte Antonio Candreva por deri me tani oferta per te nuk ka.

Por fakti qe Nainggolan nuk shihet nga askush si zevendesues natyral i Rafinhes, mund te beje qe Interi te negocioje perseri me Barcelonen dhe mund te tentoje te ktheje brazilianin ne Milano. Keshtu Nainggolan do te luante pak me perpara. Rikthimi i tij eshte nje enderr e tifozeve zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.