Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

977 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk je normale: Me shume se 1 milione tifoze ne stadium! Ja statistikat e cmendura…

Inter, nuk je normale: Me shume se 1 milione tifoze ne stadium! Ja statistikat e cmendura…
Inter Club Staff

Me shume se nje milione tifoze. 

Kjo eshte shifra e cmendur qe do te kapet ne ndeshjen Inter-Juventus per sa i perket tifozerise ne Meazza ne sezonin aktual te Interit.

Eshte nje numer i frikshem, qe konfirmon edhe njehere lidhjen e forte te tifozerise zikalter me skuadren.

Pas super popullimit pas sezonit te Tripletes (sezoni 2010-11, ku 1.134.239 tifoze ishin prezent ate vit me nje mesatare per ndeshje prej 59.697 spektatoresh), kurre populli zikalter nuk e kishte kaluar me 1 milionshin ne stadium.

Kete gje e kujton Tuttosport e cila vazhdon edhe me tej.

Ne 2011-12, u regjistruan 851.323 tifoze me nje mesatare 44.806 tifozesh per ndeshje.

Ne 2012-13, u regjistruan 884.462 tifoze me nje mesatare 46.551 tifozesh per ndeshje.

Ne 2013-14, u regjistruan 874.666 tifoze me nje mesatare 42.246 tifozesh per ndeshje.

Ne 2014-15, u regjistruan 708.131 tifoze.

Ne 2015-16, u regjistruan 856.226 tifoze me nje mesatare 45.538 tifozesh per ndeshje.

Ne 2016-17, u regjistruan 885.818 tifoze me nje mesatare 46.222 tifozesh per ndeshje.

Deri ne kete moment, jemi ne kuoten e 947.849 prezencave ne kete sezon me nje mesatare prej 55.756 tifozesh per ndeshje. Por mungojne dy ndeshje ende, njera eshte Juve ku do te kete Sold Out dhe njera eshte ajo ndaj Sassuolos, e cila eshte ndeshja e fundit per kete sezon ne Meazza per Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.