Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk ka asnje ceshtje Nainggolan. Lojtari eshte prekur nga lajmet dhe ka kontaktuar drejtuesit per…

Inter, nuk ka asnje ceshtje Nainggolan. Lojtari eshte prekur nga lajmet dhe ka kontaktuar drejtuesit per…
Inter Club Staff

Te premten ne darke Nainggolan ka marre pjese ne nje feste ne nje diskoteke afer Milanos se bashku me gruan e tij dhe Fabrizio Corona. 

Ai ka qene prezent ne nje klub nate ne Bergamo dhe ka qendruar aty deri ne oret e vona.

Asgje e cuditshme sepse Nainggolan ka menduar te kaloje nje te premte fundjave ne nje klub nate ne Milano, gje qe e bejne shume futbolliste por natyrisht Nainggolan per shkak te jeteses se tij ben pak me shume lajm se te tjeret.

Por me sa duket, Nainggolan ka mberritur mengjesin e neserm edhe perpara orarit zyrtar te fillimit te stervitjes ne qendren sportive te Interit.

Image may contain: 1 person, outdoor

Gjithesesi kjo gje nuk ka kenaqur mediat dhe tifozet qe jane kapur pas tij dhe pse Nainggolan ka pasur veshur te njejta rroba me nje dite me pare.

Shume kane menduar se lojtari as nuk ka shkruar ne shtepi te nderrohet dhe kane thene se ai ka shkuar nga lokali i nates direkt ne stervitje e prandaj mbi te ka pasur shume kritika nga tifozet por kjo gje nuk eshte e vertete.

Sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport sot, “per Interin, ne asnje menyre nuk ekziston nje ceshtje Nainggolan.”

“Sipas tyre gjithcka eshte fryre nga mediat dhe nga rrjetet sociale.”

“Madje Nainggolan eshte prekur shume nga e gjithe kjo situate dhe ka komunikuar menjehere me drejtuesit dhe Spallettin duke i treguar se ndihet i persekutuar dhe i perndjekur nga mediat edhe per nje dalje te premten.”

“Ai nuk ndihet mire me faktin qe nje e dale ne nje klub nate behet lajm nderkohe ka 30 dite qe stervitet per tu rikthyer nga demtimi e gjithmone ka qene i perpikte me gjithcka cfare i eshte kerkuar nga stafi mjekesor.”

“Ninja ne te kaluaren mund ta kete ekzagjeruar, por ky nuk eshte rasti”, tregon Corriere dello Sport.

Keshtu, asnje problem Nainggolan-Inter e asnje ceshtje me emrin e tij ne shtepine zikalter. Te gjithe mezi po presin rikthimin ne fushe qe te mbyllen ‘gojat e liga’ sepse sic e tha edhe vete Nainggolan: “all the rest is bullshit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.