Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter nuk ka hapsire, pse nuk ka hequr dore akoma nga Dybala? “Ja pergjigja qe te gjithe po kerkoni…”

Inter nuk ka hapsire, pse nuk ka hequr dore akoma nga Dybala? “Ja pergjigja qe te gjithe po kerkoni…”
Inter Club Staff

Nuk ka vend sot te Inter per Paulo Dybala. Kjo eshte ajo qe mund te lexoni ne cdo media ne kete moment per argjentinasin me parameter 0.

Per te krijuar hapsire per Dybala, Inter ne fakt duhet te shese te pakten dy lojtare ne sulm sipas shume burimeve.

“Inter duhet te shese Alexis Sanchez dhe njerin ndermjet Edin dzeko dhe Joaquin Correa. Por duke pare gjithe keto veshtiresi, pse Inter nuk eshte dorezuar per te?”

“Pse Marotta nuk ka hequr dore nga Dybala? Nje pergjigje te tille jemi munduar ta gjejme dhe ne nje fare menyre e kemi gjetur”, shkruan Tuttosport.

“E sigurt, klubi zikalter i ka kominikuar Paulos qe nese gjen nje skuader tjeter, eshte i lire ta beje. Por nderkohe, Inter ka mbetur aty, ne sfond, duke punuar per te”.

“Sepse pertej nje mundesie merkato te arte, Joya per Interin eshte nje aset i te tashmes por edhe i se ardhmes”.

“Sepse Lukaku eshte kthyer ne huazim dhe Dzeko ne 2023 do te jete plot 37 vjec. Prandaj, Dybala per Interin eshte nje mundesi shume e madhe per tu lene i lire”.

“Te merret Dybala per Interin do te ishte nje goditje plot sharm edhe ne merkaton nderkombetare dhe do te tregonte se Inter eshte aty, mes me te mirave”.

“Prandaj Inter nuk eshte dorezuar. Dybala pas pak ditesh do te zbuloje edhe vete te ardhmen e tij, nje te ardhme qe Marotta mbase e di prej kohesh…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.