Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 26, 2020

Scroll to top

Top

656 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter nuk e ka harruar Rolandon. Dy jane opsionet per ta pare serish ne Milano

Inter nuk e ka harruar Rolandon. Dy jane opsionet per ta pare serish ne Milano
Ardi Deda

Inter dhe Rolando, nje raport kurr i prishur perfundimisht. Klubi zikalter nuk e ka harruar mbrojtesin me te mire per nga rendimenti ne sezonin e kaluar dhe ja ku se shpejti aventura e tij mund me mbyllet me nje fund te mire. Ne vere, martesa kishte deshtuar per dy motive: nga njera ane ishte Campagnaro qe refuzonte cdo oferte, dhe nga ana tjeter 3 milionet e ofruar per Porton nuk pranoheshin nga klubi luzitan per te lene qendermbrojtesin te nisej.

Por, nga janari, do te jete gjithcka ndryshe. Kontrata e Rolando skadon ne 2015 (por dikush thote 2016…) dhe Inter ka dy opsione per ta sjelle ne Milano: duke paguar menjehere 1 milion euro ose ta mare me parameter zero ne qershor. “Operacioni, kete here, mund te konkretizohet pavaresisht Campagnaros: ne kete moment Rolando, pasi ka refuzuar nje transferim ne Turqi ne fund te merkatos, ka hyre ne nje kurs perplasjeje me klubin (0 prezenca) duke forcuar dhe idene per t’ju drejtuar rruges ligjore. Durimi me ane te se ciles portugezi ka pranuar nje status prej fantazme tek Porto ka nje qellim: ai qe te kthehet ne Itali ne janar. Dhe Inter eshte ne pole-position”, konfirmon Gazzetta dello Sport.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.