Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter nuk ndalet: ka siguruar dy mbrojtes per sezonin e ardhshem, nje nga Serie A nje nga Premier League

Inter nuk ndalet: ka siguruar dy mbrojtes per sezonin e ardhshem, nje nga Serie A nje nga Premier League
Inter Club Staff

Dy rruge te reja por te sigurta per sa i perket mbrojtjes se Interit ne sezonin e ardhshem. 

Edhe pse futbolli i luajtur eshte ndalur tashme prej javesh, drejtuesit e Interit vazhdojne punen e tyre pa pushim duke menduar se si mund te permiresojne skuadren e Interit sezonin e ardhshem.

Me sa duket zikalterit i kane hedhur syte nga Premier League per nje parameter zero por edhe nga Serie A duke siguruar nje nga talentet me te mire ne qarkullim.

Behet fjale per shqiptarin Marash Kumbulla qe ka shkelqyer me Veronen dhe per Jan Vertonghen qe eshte ne skadence kontrate me Tottenham.

Belgu do te vinte me zero keshty nga Londra ku duket se historia e tij ka marre fund me Tottenham. Eshte edhe Ajax pas tij, klub ku ka shperthyer perpara transferimit ne Angli, por Interi eshte nje prioritet per te.

Ai ne skuadren zikalter do te merte rolin e Diego Godin i cili do te perfundonte pikerisht tek Tottenhami i stervitur nga Jose Mourinho.

Vertoghen do te vinte ne Milano edhe sepse do te shtyhej jo pak nga shoku i kombetares se tij, Romelu Lukaku.

Por per sa i perket shqiptarit? Corriere dello Sport tregon se Interi e ka siguruar transferimin e lkojtarit tashme dhe ka dakordesuar strategjine me Veronen.

Prandaj edhe huazimi i Dimarcos dhe Salcedos ka ndodhur pa shume tratativa dhe eshte gjendur shpejt gjuha e perbashket.

Por dicka per Kumbullen nuk eshte vendosur ende: nese do te lihet edhe nje sezon tek Verona apo do te vije qe vitin e ardhshem tek Interi.

Kosto e blerjes se tij do te jete rreth 20 milione euro, para qe Interi do i paguaje pa ndonje problem duke pare moshen e tij dhe cilesite e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.