
Inter, objektivi është një thesar prej 40 milionësh. Nevojiten për krahun e djathtë: në fletoren e Mancios katër emra
Vazhdon gjuetia e Interit për lojtarin i cili do ta kompletonte repartin e sulmit. Agjentët 007 të zikaltërve, janë vënë në punë që t’i dhurojnë Mancinit një sulmues krahu të cilit ai ia ka shumë nevojën. Gazzetta dello Sport raporton për këtë situatë. “Mancini ka dy ëndrra: e para quhet Domenico Berardi i Sassuolos, për të cilin Juventus ka më shumë se një premtim. Më i prekshëm, Manolo Gabbiadini: Mancini ka provuar ta transferojë dy herë, por tani ish-lojtari i Bolognas dëshiron të jetë diku ku do të mund të luaj”.
Këta janë qëllimet parësore sipas të përditshmes milaneze, që më pas konfirmon edhe emra të tjerë nga lista e Mancinit: “Në këtë listë të konsideruar si listë e majtakëve, qëndron lartë edhe Candreva. Tashmë flitet se ka pasur kontakte në mes të Interit dhe Lotitos: italiani anon nga ana e Atletico Madrid – që është shumë afër ta kompletojë transferimin e Gaitan nga Benfica-, por në të njëjtën kohë e sheh me një sy të mirë qëndrimin në Itali me Interin. Zikaltërit i kanë ofruar Ranocchian edhe Biabiany. Në fund, një mundësi nga jashtë: quhet Marlos, brazilian, Shakhtar Donetsk. Nevojiten të paktën dhjetë milionë euro. Ja pse tashmë ka filluar puna për ta siguruar thesarin: objektivi 40 milionë”.