Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,246 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, objektivi eshte Torreira: ja oferta zikalter per regjistin e Sampdorias

Inter, objektivi eshte Torreira: ja oferta zikalter per regjistin e Sampdorias
Inter Club Staff

Lucas Torreira eshte nje nga objektivat e medhenj te merkatos se veres per Interin: mesfushori Uruguajan i pelqen shume Spallettit, i cili do e priste me krahe hapur per ti dhene hapsire ne formacionin e tij 4-3-3 duke qene se ai eshte nje regjist qe dashuron ta nise lojen nga prapa.

Kerkesen per te Interi e ka bere qe tani ne dimer, por Sampdoria nuk ka dashur te dobesohet ne mesin e sezonit. Skuadra e Sampit ate e vlereson shume, dicka me teper se 30 milione euro por lojtari ka nje klauzole 25 milone euro te firmosur vetem disa muaj ne pare duke rritur rrogen e tij nga 150 mije euro ne 800 mije. Sipas asaj qe thote edhe Tuttosport, Interi deshiron te munde edhe konkurencen e Napolit dhe Romes qe ne Itali e mendojne shume lojtarin. Zikalterit po mendojne edhe per nje operacion alla-Skriniar, duke vene ne pjate para por edhe lojtare te Primaveres. Kjo do te ishte nje menyre e mire per te bindur Ferreron. Zikalterit kane shume lojtare qe mund te ofrojne: duke filluar nga Pinamonti, lojtaret e Primaveres (Sala, Valietti, Colido) si dhe lojtare qe rikthehen nga huazimet si Biabiany, Puscas dhe Nagatomo, nese Gallatasaray sdo deshiroje ta bleje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.