Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, okazioni Sandro. Braziliani ka shkelqyer dhe mund te lirohet per 2-3 milione euro

Inter, okazioni Sandro. Braziliani ka shkelqyer dhe mund te lirohet per 2-3 milione euro
Inter Club Staff

Ne prezantimin dinjitoz te Beneventos kunder Interit te shtunen e kaluar, klubi zikalter ka pasur mundesi te shikoje nga afer nje njohje te vjeter. Behet fjale pe Sandron, brazilianin e ‘shtrigave’. Per aq kohe sa ai ishte ne fushe, shoekt e skuadres ja dolen te shperbenin Vecinon dhe Gagliardinin ne mesfushe.

“Sandro pas tre sezonesh si titullar tek Tottenham, pati nje renie te vazhdueshme per shkak te disa problemeve fizike qe i kane rrezikuar edhe karrieren qe me pare e kane pare protagonist edhe me kombetaren e brazilit. Pas Tottenham, mesfushori perfundoi tek QPR dhe West Bromwich, perpara se te transferohej ne janarin e 2017 tek Antalyasport. Eksperienca ne Turqi ka qene e mire sezonin e kaluar, por kete sezon pesoi nje demtim dhe ndryshimi i politikes se skuadres turke qe pati nje krize ekonomike ka sjelle si pasoje largimin e te gjithe yjeve te saj nga skuadra. Sandro eshte larguar nga Antalyasport ne janar per te kaluar tek Benevento (e donte edhe Genoa) me formulen e huazimit me detyrim blerje ne rast se qendron ne Serie A per 2,3 milione euro.”

“Nese klubi i presidentit Vigorito do te zbrese ne Serie B, Sandro do te rikthehet ne Turqi, por do te jete kalimtare. Eshte e vertete qe ai ka nje kontrate deri ne 2020 me 1,3 milione euro ne sezon, por Antalyasport ben me dije se Sandro nuk do te qendroje dhe se do e shese me nje cmim okazion ndermjet 2 dhe 3 milione euro. Nje okazion i vertete nese meren per baze ato qe jane pare ne pese paraqitjet e para te tij (kater si titullar) ne Serie A: braziliani i ka dhene nje dore Beneventos dhe ka permiresuar edhe paraqitjet e veta me kalimin e ndeshjeve. Sandro eshte bere menjehere kapiten i skuadres dhe ndaj Crotones ku Benevento fitoi 3-2 ka qene me i miri ne fushe, duke shenuar edhe nje gol. Ai gjithashtu ka luajtur shume mire edhe ndaj Napolit dhe Romes”.

Interi ka folur me agjentin e tij dhe po e mban nen vezhgim deri ne fund te sezonit me Beneventon. Dyshimet e vetme te lidhura me figuren e Sandros jane kushtet fizike. Por nese gjendja e tij do te jete ne lartesine e duhur, te meret Sandro per ndonje milione euro nga klubi turk mund te jete nje okazion i mire merkatoje per Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.