Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Onana zbulon prapaskenen: “Para se te zgjidhja Interin fola pak me Eto’o. E dini cfare me tha? Qe…”

Inter, Onana zbulon prapaskenen: “Para se te zgjidhja Interin fola pak me Eto’o. E dini cfare me tha? Qe…”
Inter Club Staff

Pas zyrtarizimit te Onana, direkt ka ardhur edhe nje interviste per lojtarin ne Inter TV, kanalin tematik te klubit.

Keto kane qene fjalet e tij:

A na thua dot me shume per emocionin qe ke ardhur ne nje Klub si puna e Interit?

“Faleminderit. Ne fakt une jam shume i lumtur qe bej pjese ne kete klub te madh tani, ne kete familje qe eshte nje institucion i madh”.

“Cfare mund te thuhet me shume per kete klub qe i ka treguar te gjitha ne histori? Te jesh ketu per mua eshte maksimumi. Shpresojme te arrijme gjera te medha bashke”.

Je rritur ne akademine e Eto’o, lojtari afrikan me i forte i te gjitha koherave. Cfare na thua?

“E verteta eshte se kam nje raport shume fantastik me Samuel. Ne kemi luajtur edhe bashke njehere ne San Siro”.

“Kemi folur per Interin disa here, kur isha ne Kombetare dhe jo vetem. E dini cfare me ka thene? Qe Inter eshte perfekte per mua”.

“Per menyren time si luaj une, per stilin tim. Per kete sapo kam marre vesh qe Interi me kerkonte, nuk kam pasur asnje dyshim. Jam shume i lumtur qe kam ardhur”.

Per ta mbyllur. Ke ndonje mesazh per tifozet e tu te rinj?

“Natyrisht qe dua ti falenderoj te gjithe per shume mesazhet qe me kane derguar, me kane mbushur me dashuri ne cdo moment”.

“E di qe sezoni ska qene ai qe prisnim, por mbi te gjitha, ne ndeshjen e fundit nuk kemi arritur qe te behemi kampion”.

“Por prandaj ka nje kampionat tjeter, do te permiresohemi dhe do te tentojme perseri qe te bejme me mire”.

“Do te luftojme per te fituar gjithcka, ketu dhe ne Europe. Ky klub meriton gjithcka dhe lojtaret qe kemi ketu duhet te mendojme vetem per lart.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.