Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

172 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter organizon nje plan special per te mos humbur 5 lojtare ndaj Lazios? “Klubi ka menduar qe…”

Inter organizon nje plan special per te mos humbur 5 lojtare ndaj Lazios? “Klubi ka menduar qe…”
Inter Club Staff

Inter po shikon tek e ardhmja dhe deshiron qe te beje sa me pak drastik rikthimin ne Itali te lojtareve qe do te luajne me kombetaret e tyre ne Ameriken e Jugut.

Zikalterit e grumbulluar nga kombetaret respektive do te luajne ndeshjet perkatese per kualifikueset e Katar 2022.

Sipas Conembol, jane plot tre ndeshje te vena ne kalendar qe duhet te luhen ne kete pushim te kombetareve.

Gjithesesi, per Interin ka nje problem shume serioz sepse zikalterit te shtunen menjehere pas kombetareve do te luajne ne Rome ndaj Lazio.

Per kete arsye, Interi po mendon me sa duket per nje plan special per te shpejtuar ardhjen e lojtareve direkt ne grumbullim.

Si? E zbulon Corriere dello Sport e cila shkruan: “Te grumbulluarit e Interit jane pese: Lautaro, Correa, Vidal, Sanchez dhe Vecino.”

“Vertete shume. Nderkohe, ndeshja e fundit e tyre eshte parashikuar te luhet gjate nates italiane ndermjet te enjtes 14 tetor dhe te premtes 15 tetor.”

“Ideja qe ka Interi tashme eshte qe te organizoje nje charter per ti pasur direkt ne Rome, ku skuadra do te arrije te premten pasdite.”

“Mbase mund te zgjidhet nje strukture e kolauduar per te zhvilluar disa stervitje te vogla diten e shtunen ne mengjes e per te qene gati per ndeshjen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.