Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter pa ‘shtyllen kurrizore’ fundoset: mungesa e Miranda, Joao Mario dhe Icardi sjell…

Inter pa ‘shtyllen kurrizore’ fundoset: mungesa e Miranda, Joao Mario dhe Icardi sjell…
Inter Club Staff

Humbja e dyte ne Europa League ka treguar nje realitet tashme: Interi pa titullaret e saj fundoset dhe ka konfirmuar se pa ‘shtyllen kurrizore’ kjo skuader qe eshte ende ne ndertim nuk di te gjeje vazhdimesi jo vetem ne rezultate, por edhe ne loje.

Ne mungese te titullareve, rezervat edhe njehere kane hedhur nje mundesi ne kosh per te treguar se sa vlejne, duke treguar se Interi ecen me dy shpejtesi: ate te nje makine fringo te re kur luan me kontigjent te plote dhe ate te nje makine te vjeter e te lodhur kur luan me rezervat. Eshte ceshtje mendesie, jo pergatitjeje. Me ne krah profesor Miranden, Ranocchia te dielen kunder Bolognas u duk nje luan, duke mbyllur disa topa te veshtire qe i kishin shpetuar edhe brazilianit. Dje nderkohe Andrea ka bere nje ndeshje me Murillon i cili bente vetem gabime. Nje duel i bukur i fituar me pike nga Italiani qe direkt pas golit te shenuar nga Palacio mori kartonin e dyte te verdhe i cili mund te evitohej totalisht. Tigri Miangue dje dukej nje macok divani, ndersa Gnoukouri, zemra e lojes te dielen nuk arriti te shkelqente me nje Melo te turpshem ne krah, protagonis per keq ne dopieten e Kadlec. Assane pati nje mosmarrveshje edhe me Candreven gjate lojes. Nerkohe, pervec grintes se Medel, ne fushe ka munguar edhe dinamizmi dhe karizma e Joao Mario. Nuk eshte nje ceshtje qe me lojtarin Kampion Europe Interi i ka fituar te treja ndeshjet dhe pa te nuk ka fituar asnje. Nderkohe mungoi edhe prezenca e Icardit qe sapo hyri ndryshoi repartin e sulmit per mire dhe filluan te ndertoheshin aksione te rrezikshme dhe Maurito eshte kthyer ne nje lojtar qe i fut friken mbrojtjes kundershtare vetem me prezencen e tij. Pra Interit dje i mungoi shtylla kurrizore, 3 lojtaret kryesore te skuadres te cilet i japin identitet zikalterve.

(Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.