Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Padova, 14/04/96 – Goleada e pare, Branca drejtuesi i shfaqjes.

Inter-Padova, 14/04/96 – Goleada e pare, Branca drejtuesi i shfaqjes.
Ardis
  • On 30/11/2013, 12:52

Episodi i trete ne rubriken “RewInter” qe, sic eshte bere zakon do te pershkruaje 18 vitet e Massimo Morattit si President i Interit.

Artikulli i sotshem do ti dedikohet goleades se pare dhe te vertete ne keto 18 vite te “padronit” qe, me 14 prill 1996, asiston ne nje nje prove super te skuadres se tij qe “shkaterron” me te vertete Padovan qe e drejtonte Mauro Sandreani. Protagonisti absolut i gares drejtori aktual i sektorit teknik zikalter, ose ndryshe Marco Branca, qe vendos firmen e tij ne ndeshje tre here. Sezoni, gjithsesi, nuk do te mbyllet ne triumf si kjo ndeshje.

EPISODI I TRETE
Serie A 1995-1996, java e 30: Milano, stadiumi “Giuseppe Meazza”.
INTER – PADOVA 8-2

Interi vinte nga 2 humbje ne 3 ndeshje, kunder Fiorentines dhe Sampdorias (respektivisht 1-2 dhe 0-2) dhe, keshtu, tifozet prisnin nje reagim nga ana e skuadres.

Kundershtari i rradhes, me shume sinqeritet, nuk ishte nga me te veshtiret: bardhekuqte e Padoves, ne fakt, e kishin mbyllur sezonin jave me pare, vetem me 24 pike ne klasifikim, duke rene nga kategoria sebashku me Cremonese, Torino dhe Bari. Zikaltrit nga ana e tyre, do e mbyllin sezonin ne vendin e shtate, ky pozicion ne klasifikim fryt i 15 fitoreve, 9 barazimeve dhe 10 humbjeve.

Persa i perket ndeshjes, protagonisti absolut sulmuesi Marco Branca, autor i nje triplete, dhe koleg i tij i repartit Maurizio Ganz, me dy gola te shenuar, nderkohe 2 golat e shenuar nga kundershtari do te kene firmen e sulmuesit qe vite me vone do te luaje me Juventusin, Nicola Amoruso qe gabon edhe nje goditje nga 11 metershi ne minuten e 72. Tre pike per Interin dhe “frymemarrje te lire” per teknikun Roy Hodgson qe, ne ate moment duhet te mbronte pozicionin ne klasifikim nga Sampdoria.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER – 1 Pagliuca, 28 Pistone, 13 Festa, 19 Paganin, 6 Roberto Carlos, 4 Javier Zanetti (66′ 7 Orlandini 75′ 5 Dell’Anno), 8 Ince, 17 Fresi, 24 Fontolan, 10 Carbone (66′ 23 Ganz), 27 Branca
Pankina – 22 Landucci, 2 Bergomi
TRAJNER – Roy Hodgson

PADOVA – 1 Bonaiuti (46′ 12 Dal Bianco), 6 Cuicchi (71′ 24 Molinari), 29 Nava, 4 Giampietro, 5 Rosa, 3 Gabrieli, 10 Longhi, 17 Coppola, 7 Kreek, 11 Amoruso, 19 Vlaovic
Pankina – 18 Fiore, 27 Ciocci, 28 Van Utrecht
TRAJNERI – Mauro Sandreani

ARBITER – Domenico Messina

GOLESHENUESIT – Branca (4′, 40′, 47′) Carbone (12′) Ince (45′) Festa (66′) Ganz (78′, 80′) Amoruso (P 27′, 61′)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.