Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

925 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Palacio eshte nje siguri. Kavilja u mund, tani e ka radhen rinovimi? Nderkohe…

Inter, Palacio eshte nje siguri. Kavilja u mund, tani e ka radhen rinovimi? Nderkohe…
Inter Club Staff

Duke lexuar lajmet e merkatos te lidhura me Interin, me Icardin te paprekshem duket sikur Palacio eshte ai qe rrezikon me shume per sezonin tjeter.

Kerkimi, nga ana e zikalterve, per nje sulmues te dyte per disa do te thote largimin e Palacios, por ai, perkundrazi nga cfare mendohet nga disa, tek Interi gezon pelqimin e te gjitheve, Mancio i pari nga ata. Mancini si fillim do i vare tek ai shpresat per te mundur Genoan e ‘tij’ dhe per te mbajtur gjalle shanset europiane.

‘El Trenza’, ne fakt, eshte nje profil unik ne kete skuader. Eshte miksi perfekt i inteligjences futbollistike, punes koke ulur, kuptimit taktik, kapacitetit per tu sakrifikuar, altruizmit dhe ftohtesise perpar a portes. E mbi te gjitha duket sikur eshte rinuar pas muajsh te tere vuajtje. Sot per sot, perpara se te nisin pushimet e verteta te veres, ai deshiron qe ti jape nje ‘dhimbje koke’ Genoas qe ti dhuroje Interit vendin e gjashte ne Europa League. Me pas do te kete kohe per te folur per kontraten qe eshte ne skadence ne vitin 2016. Tratativa ishte ndalur per te pare se si do te pergjgijej kavilja. Tani qe gjithcka duket shume mire, mund te gjehet gjuha e perbashket per te zgjatur kontraten edhe me nje vit tjeter. Ndryshe, me parameter zero ai do te ishte shume i lakmuar nga gjysma e ekipeve ne Europe dhe jashte saj. Por Mancini deshiron ta kete ne skuader ende Rodrigon dhe e quan te cmuar prezencen e tij tek Interi i se nesermes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.