
Inter-Palermo, Mancini therret Dybalan: tani topi kalon tek Zamparini
E ardhmja e Paulo Dybala eshte nje ndeshje qe duhet te luhet akoma. Juventus, po, por edhe Inter. Sepse klubi zikalter dhe Roberto Mancini nuk e kane fshehur kurre interesin per lojtarin dhe vullnetin per te luftuar deri ne fund per te provuar t’a transferoj ne Milano.
Mancini tashme ka bere hapat konkrete, duke e thirruar vet Dybalan per t’i shpjeguar skuadren qe deshiron te ndertoj per sezonin e ardhshem. Nje grup me lojtar konkurrues, ne gjendje per te luftuar me vendet e para, dhe qe mund te kete si dyshe te madhe sulmi argjentinasin perkrah bashkombasit Mauro Icardi.
Nje propozim qe e ka terhequr jo pak sulmuesin e Palermos, i hipnotizuar nga mundesia per te qene pjese e projektit Inter dhe te jete nen urdherat e Roberto Mancinit. Njekohesisht, lojtari eshte i vetdijshem qe per momentin topi eshte ne duart e presidentit sicilian Maurizio Zamparini, qe per kartonin e tij vazhdon te kerkoj shume. E ardhmja e Paulo Dybala eshte nje ndeshje qe akoma duhet luajtur, Inter dhe Mancini levizin konkretisht per te provuar qe ta ngjyrosin ate me ngjyrat zikalter.