Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,666 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Palermo, Mancio me Puscas nga minuta e parë? Dhe Kovacic…

Inter-Palermo, Mancio me Puscas nga minuta e parë? Dhe Kovacic…
Rinor Sopaj

Inter – Palermo mund të jetë rasti i madh i George Puscas. Duke e pasur parasysh gjendjen jo të mirë fizike të Lukas Podolskit, gjithashtu problemin në kavilje të Rodrigo Palacios, Roberto Mancini po mendon seriozisht që t’i besoj të riut rumun fanelën e titullarit për të dytën herë me rradhë. Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, pritet rreshtimi 4-3-3 dhe mbrojtja pritet të jetë e njëjta si ajo që hyri në fushë kundër Napolit, përderisa dyshimet janë në mesfushë dhe në repartin e sulmit.

Është e mundshme që Mateo Kovacic të startoj si një “mezzala”, së bashku me Marcelo Brozovic dhe Gary Medel në repartin e mesfushës, por nuk përjashtohet ndonjë ndryshim plani “last minute” me Fredy Guarin ose Zdravko Kuzmanovic, ku pasaj i riu kroat do të zhvendosej si trekuartist, ose të rrijë në bankën rezervë.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.