Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

458 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Parma, Conte ka gati nje suprize nga minuta e pare ne mesfushe? “Me sa duket ka ardhur momenti i…”

Inter-Parma, Conte ka gati nje suprize nga minuta e pare ne mesfushe? “Me sa duket ka ardhur momenti i…”
Inter Club Staff

Cikli i ferrit i hap deren shume ndryshimeve ne shtepine Inter ne prag te ndeshjes ndaj Parmes ne Serie A.

Interi, menjehere pas kesaj ndeshje do duhet te udhetoje ne Madrid, per tu perballur me Realin dhe me pas menjehere per ne Bergamo, per te luajtur ndaj Atalantes.

Dhe keshtu, Conte po mendon qe te hedhe nga minuta e pare ndaj Parmes lojtare qe kane luajtur me pak se te tjeret.

Ne mesfushe me sa duket, Conte ka vendosur te surprizoje duke aktivizuar nga minuta e pare Radja Nainggolan, nje lojtar qe ka luajtur shume pak qe pas rikthimit nga infektimi me Covid19.

“Ne radhe te pare, ai po mendon qe te hedhe ne fushe nga minuta e pare Radja Nainggolan dhe te lere pushim nje turn Arturo Vidal.”

“Por per karakteristika, Nainggolan eshte i vetmi qe mund te zevendesoje ne formacion Vidal dhe Barella.”

“Prandaj, Ninja eshte nje lojtar qe mund ti zevendesoje ata ne menyren e duhur. Por problem mbetet ne kete moment edhe minutazhi i paket qe ka pasur deri me tani Nainggolan.”

“Duke qene se Gagliardini nuk eshte ende gati, dhe mbase rikthehet vetem per ne Bergamo, atehere belgu mbetet lojtari me i predispozuar per te luajtur nga minuta e pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.