Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

932 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas 4 rasteve pozitiv me Covid19, Antonio Conte merr vendimin drastik: “Nuk do te kete asnje…”

Inter, pas 4 rasteve pozitiv me Covid19, Antonio Conte merr vendimin drastik: “Nuk do te kete asnje…”
Inter Club Staff

Lajme shume te keqija ne shtepine Inter: pas dy rasteve te para me coronavirus qe nxoren ne pah emrin e Alessandro Bastonit dhe Milan Skriniar, dy te tjere i jane shtuar listes.

Pas testeve te bera diten e djeshme ne Appiano Gentile, ka dale e njejta pergjigje edhe per Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan.

Keshtu eshte erritur ne 4 numri i zikalterve te prekur nga virusi, ne pritje te pergjigjeve te testeve te reja qe i jane nenshtruar lojtaret dhe stafi teknik.

Kjo eshte nje situate alarmante tek Interi dhe qe kushtezon jo pak pergatitjen e grupit ne prag te derbit te Milanos qe luhet javen qe vjen.

Deri me tani, Interi ka kater mungesa te sigurta sepse nuk duket e mundur qe lojtaret te dalin negativen e nje kohe kaq te shkurter.

La Gazzetta dello Sport, tregon nderkohe edhe situaten ne shtepine Inter me detaje per kete rast:

“Bastoni eshte rikthyer ne Milano dhe ndodhet ne shtepine e tij ne izolim. Ai po e kalon kete gje i vete, larg familjes.”

“Skriniar nderkohe do te jete i detyruar te qendroje ne vendlindje, te pakten deri pas derbit te Milanos. Mungesa per te duket 100%.”

“Ne ditet e ardhshme ai do i nenshtrohet testeve te tjera ne kerkim te negativitetit, por do te jete e veshtire duke pare se ky virus do te pakten 2 jave te largohet.”

“Nderkohe, Gagliardini dhe Nainggolan jane ne shtepite e tyre, ne izolim te detyruar. Edhe per ta do te kete teste te tjera.”

PROGRAMI TANI DHE NDRYSHIMET DRASTIKE NGA CONTE – “Diten e sotme do te dale pergjigja e tamponeve te bere dje. Pra eshte xhiro e dyte e tamponave te lojtareve te mbetur ne Itali.”

“Shpresa zikalter eshte qe te mos dalin pozitive te tjere, por eshte nje eventualitet qe nuk mund te perjashtohet ne kete moment.”

“Ne pritje. Conte eshte detyruar te marre nje vendim drastik diten e djeshme: eshte anulluar menjehere stervitja qe ishte programuar per dje.”

“Nderkohe, edhe sot eshte anulluar edhe cdo stervitje ne grup. Keshtu, vendimi drastik i momentit parashikon qe te mos kete asnje stervitje ne grup edhe ne ditet ne vazhdim.”

“Te gjitha stervitjet do te behen individualisht ne Appiano, ku gjashte lojtaret e mbetur (duke hequr Radjan dhe Robreton), do te sterviten te vetem.”

“Nderkohe, diten e sotme do te kete nje xhiro tjeter tamponash per lojtaret ne Appiano: “Handanovic, Radu, Padelli, Darmian, Ranocchia dhe Young.”

“Per ta, Interi ka marre masat qe te bejne karantine ne shtepi dhe te lejohen te vijne vetem ne Appiano Gentile sa per stervitje dhe me pas te rikthehen ne banesat e tyre. Kete e kerkon ligji italian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.