Inter, pas ardhjes se Hakimi vihet ne dyshim te forte qendrimi i nje lojtari: “Conte do te vendose nese…”
Merkato e Interit parashikon qe ne skuadren zikalter te afrohen dy lojtare me peshe ne krahet e mesfushes (ose te mbrojtjes).
Por deri me tani, Interi ka bere dy blerje ne krahun e djathe: i pari ishte greku Vagiannidis, lojtar qe erdhi me parameter zero nga Panathinaikos.
Nderkohe, vetem diten e djeshme erdhi goditja me e madhe e merkatos deri me tani per Interin.
Achraf Hakimi erdhi nga Reali i Madridit per rreth 40 milione euro plus 4-5 milione euro bonuse ne nje marreveshje perfundimtare.
Por me ardhjen e tij, dhe te grekut, prezenca e Candreves dhe D’Ambrosio eshte vene ne dyshim te forte.
Nderkohe, largimi i Victor Moses eshte i sigurt ne fund te huazimit nga klubi i Chelseas.
Gjithesesi, ceshtja kryesore ne kete moment eshte qendrimi i Candreva dhe D’Ambrosio: nese Conte vendos qe te mbaje ne skuader edhe grekun, atehere njeri prej tyre duhet te largohet me siguri.
D’Ambrosio eshte nje lojtar qe mund e luaje edhe ne qender te mbrojtjes, duke e bere nje element te vlefshem te Contes por nderkohe Candreva nga ana tjeter eshte nje nxenes i Contes prej kohesh dhe pelqehet shume nga tranjeri.
“Conte tani ka detyren e veshtire: te besoje tek talenti i ri i cili do te rritej ne hijen e nje lojtari si Hakimi dhe te heqe dore nga njeri prej D’Ambrosio ose Candreva. Apo te dergoje grekun ne huazim dhe te besoje tek dy italianet edhe per sezonin e ardhshem.