Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

567 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas Contes flet edhe Marotta: “Nuk ekziston dueli ndermjet meje dhe Contes. Per Perisic dhe Nainggolan ju them…”

Inter, pas Contes flet edhe Marotta: “Nuk ekziston dueli ndermjet meje dhe Contes. Per Perisic dhe Nainggolan ju them…”
Inter Club Staff

Perkrah Antonio Contes, diten e sotme ka qene edhe Beppe Marotta, administratori i deleguar i sportit tek Interi.

Ata te dy jane prezantuar me gazetaret nepermjet platformes ZOOM ku kane marre edhe pyetjet respektive nga ata.

Keto kane qene fjalet e tij: 

“I falenderoj te gjithe qe jane sot ketu ne kete takim te pazakonte qe tregon me se miri se sa sezon anomal mund te jete.”

“Mendimi im shkon per te gjithe punonjesit sanitar qe e kane bere me pak te veshtire per te gjithe kete pandemi dhe familjeve te tyre.”

“Kjo pandemi ka lene nje shenje dramatike dhe sot jemi ketu te flasim per futbollin, nje sport qe eshte ringritur fale ndihmes te se gjitheve.”

“Sezoni eshte anomal sepse fillon direkt pas atij te kaluarit. Prandaj, lojtaret kane pasur nje rendese te madhe bashke me stafin.”

“Futbolli eshte nje element qe e ben situaten me te thjeshte. Eshte nje sport i dashur nga te gjithe qe mund te na dhuroje emocione neve dhe tifozeve.”

Pak dite perpara fundit te merkatos, a na beni nje bilanc te blerjeve? Duhet te presim blerje te tjera ne hyrje?

“Mund te them se detyra e klubit ka qene ajo qe te perforcohej nje skuader qe ishte tashme e forte.”

“Gjithcka eshte bere duke respektuar ekuilibrat financiare, ne baze te objektivave qe kemi.”

“Pandemia, per te cilen kemi folur edhe me pare, ka sjelle jo vetem vuajtje por na ka krijuar edhe problematika ne vleren indrustiale te klubeve te futbollit.”

“Do duhet nje drejtim i mire duke llogaritur cdo kosto dhe cdo te ardhur. Klubet po fitojne me pak dhe te gjithe e dini kete. Prandaj asnje klub europian nuk ka investuar dot shume per transferimet.”

“Per kete arsye edhe ne po levizim me kujdes ne kete menyre, po kapim mundesi te mira merkatoje.”

“Ne kemi adoptuar je politike perforcimi, qe ka pasur nje moment nje ngadalesim, por qe nuk jemi dorezuar.”

“Nuk do te kete investime te medha, kjo eshte e qarte, sepse pastaj nuk eshte e thjeshte qe te mbahen ekuilibrat nga aksioneret.”

Ne diten e ‘paktit ne Villa Bellini’ doli ne pah nje ridimensionim i merkatos. A e keni bindjen se vitin e kaluar eshte bere nje sezon i madh? Dhe kush eshte objektivi per sezonin e ri?

“Viti ne kaluar kemi bere nje pune te rendesishme, merita e madhe eshte e Contes.”

“E njihnim kompaktesine e tij, e dime sa karakteristika pozitive ka ai, e dime se cfare vlere ai ka.”

“Kjo gje po na ndihmon shume edhe ne. Duhet te them se koncepti i besueshmerise qe ai ka, eshte nje vlere e madhe per ne.”

“Te gjithe duam te miren e Interit, duhet te jemi afer tranjerit ne cdo moment veshtiresie.”

“Me eshte bere qefi qe Conte ne ditet e kaluara ka vleresuar edhe tapetin e fushes se gjelber ne Pinetina. Kjo do te thote dedikim, dashuri per punen qe ben dhe perkatesi.”

“Objektivat jane ato te deklaruarat: te marrim pjese ne Champions dhe te arrijme ndermjet kater skuadrave te para ne Itali, pastaj te marrim pjese ne menyre te kenaqshme edhe ne kupat europiane.”

“Ky eshte nje fakt, keto jane objektivat tona. Pastaj, te gjithe te bashkuar duhet te ecim me kujdes dhe te bejme hap pas hapi gjera te mira.”

Populli interist mund te jete i qete ne lidhje me tensione eventuale qe kane ndodhur edhe ne te kaluaren ndermjet tranjerit dhe drejtuesve?

“Antonio ka folur pak me pare per konceptin e besueshmerise dhe ka thene se eshte sinonim i seriozitetit qe tek Interi nuk mungon kurre.”

“Perballja me Conten dhe me drejtuesit eshte bere qe te permiresohemi akoma me shume, bashke.”

“Une shpresoj shume qe gjithcka te shkoje perpara kete sezon sepse ekziston vullneti per te per tu rritur bashke te gjithe.”

“Sepse ne keto perballje dalin dinamika te lojes, ku ne sportivet jemi mesuarr. Cdo here kemi nje rezultat pozitiv nga situata si keto, do te cuditesha nese do te gjeja perballe nje Conte te ndryshem. Une e vleresoj pikerisht per kete, qe eshte i drejteperdrejte.”

“Ne kemi punuar bashke prej pese vitesh, nuk ekzsiton ndermjet nesh ndonje duel. Ne punojme per Interin dhe per te miren e Interit. Duam rezultate te medha ne shtepi.”

“Viti i kaluar eshte cilesuar si pozitiv. Si per rezultatet, por edhe per rritjen. Kete vit do te kete momente tensioni, ndryshe i bie qe te jemi dorezuar. Duhet adrenaline per te rritur Interin.”

Cfare e ardhme e pret Perisic dhe Nainggiolan? Cfare ka ndryshuar per ta me nje vit me pare?

“Viti ne kaluar ishte nevoja qe te merrnim nje drejtim ne lidhje me disiplinen sportive dhe e kemi bere pa frike une dhe Conte.”

“Ne konference per shtyp nje vit me pare shpjeguam se pse kishim marre ate vendim. Kete vit gjerat kane ndryshuar dhe jane permiresuar.”

“Eshte normale qe tani te kete disa situata te vecanta, prandaj ne nuk jemi njesoj ne te njejten situate si vitin e kaluar.”

“Sot skuadra eshte e numert, duhet te pesoje ende disa dinamika merkatoje, por me siguri disa lojtare do te levizin.”

“Ne jemi ende duke pare me kujdes secilin, ajo qe ka rendesi eshte nese lojtaret jane te vlefshem per tranjerin. Nese po, qendrojne.”

Eshte nje skuader extra-large ne kete moment. A ka shqetesim per kete?

“Eshte nje sezon anomal ky dhe i referohem faktit se kete vit do te kete nje kalendar te kompresuar ne vetem 10 muaj.”

“Jane konfirmuar pese zevendesimet, vitin e shkuar i ka qelluar Contes te mos kishte asnje mesfushor ne pankine per shembull.”

“Skuadra duhet te kete shume lojtare sepse mund te ndodhin demtime. Prandaj duhen shume lojtare.”

“Personalisht une mendoj se pankina duhet te kete nje rol te rendesishem kete sezon ne krahasim me te kaluaren. Ja pse ne kete sens jemi me te kujdesshem.”

Na e tregon pak strategjine e Interit dhe konsolidimin e bere ne sezonet e shkuara? Cili eshte pozicioni i klubit zikalter per temen e hapjeve te stadiumeve?

“Linja e klubit eshte e njejte me te tjerat. Jemi perballe nje ulje te rendesishme te se ardhurave.”

“Ajo qe shohim perballe ne na thote se do te kete 4 miliarde euro me pak te ardhura ne te gjithe industrine e futbollit.”

“Kjo do te thote se do te ndihet jo pak pandemia te klubet. Cdo skuader italiane ka nje buxhet ku do te kete me pak te ardhura per kete arsye.”

“Sot kemi kosto te rendesishme, duhet te punojme ne lidhje me kete gje, duhet te jemi te kujdesshem.”

“Klubi eshte i vendosur qe te beje gjera te rendesishme dhe te qendroje afer tranjerit dhe lojtareve gjithmone.”

“Suning ka bere investime te medha ne te kaluaren dhe do i beje ende, nuk ka asnje ngadalesim nga ana e tyre. Por tani eshte nje moment emergjence.”

“Pandemia? Eshte nje pandemi qe nuk eshte dobesuar ende, e shohim ne France, Gjermani dhe Angli. Une shpresoj qe te mund te kemi njerez ne stadiume sepse keshtu nuk ka emocion.”

“Njerezit kane nevoje per futbollin dhe e kunderta. Varet shume nga pergjegjesia e popullates gjithesesi.”

Ne mbrojtje ndihen zera per shitjen e Ranocchia dhe Skriniar, cfare ka te vertete?

“Nuk do te hy as ne analizat e lojtareve e as ne rolet e tyre, por do te them vetem se cdo gje qe ndodh ne merkato, ndodh sipas strategjise se rene dakort me Ausilion dhe Conten.”

“Kemi disa koncepte te qarta, fakti qe kemi nje skuader te madhe ne numer do te thote se mund te bejme disa levizje.”

“Tani eshte pak heret per te bere analiza, do e bejme ne fund te merkatos. Por cdo levizje eshte e menduar mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.