Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

815 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas fitores ne derbi ka nje tjeter lajm te mire per klubin: nje bonus nga Suning. Ja shifrat dhe detajet!

Inter, pas fitores ne derbi ka nje tjeter lajm te mire per klubin: nje bonus nga Suning. Ja shifrat dhe detajet!
Inter Club Staff

Nje mengjes shume i bukur ai i sotmi per tifozet zikalter pas fitores se madhe ne derbin e mbremjes se djeshme. 

Por nuk ka vetem lajme te bukura per tifozet e Interit por edhe vete klubin zikalter qe e meritoi totalisht derbin e luajtur dje ndaj Milanit.

Sipas mediave italiane, duket se Interi ka arritur te perfitoje nje bonus monetar nga Suning per fitoren ndaj Milanit.

Kjo sepse ne vitin 2016 eshte nenshkruar marreveshja e sponsorizimit me gjigandin kinez dhe nje fitore me Milanin ne Serie A eshte e barabarte me 550 mije euro dhe keshtu klubi zikalter ka arritur te fitoje ndaj Milanit dy here kete sezon duke futur ne kasat e tij plot 1,1 milione euro.

Natyrisht qe per kete duhet ‘falenderuar’ edhe Milani duke qene se ne dy perballje ata kane ditur qe te humbasin me Interin.

Por parave per dy sfidat e fituara ndaj Milanit i duhen shtuar edhe ato ndaj Napolit duke pare se bonuset per Interin vijne per ndeshjet me Juventusin, Milanin, Napolin dhe Romen.

Por nuk eshte per tu nenvizuar edhe fakti se nje vend i trete mund ti siguroje Interit edhe 3,5 milione euro te tjera bonus ne rast se ky do te jete pozicioni final. 

Kjo marreveshje me Suning eshte bere pikerisht per te ndihmuar Interin sa me shume me FPF neper kembe dhe eshte nje menyre e mire per te mos dale hapur se zikalterit jane duke injektuar parate e Suning ne buxhet. Prandaj eshte zgjedhur menyra e sponsorizimit qe ne fillim qe edhe UEFA ti kete duart e lidhura.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.