Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

356 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas Lautaros ja kush e ka radhen: “Marotta po tenton te rinovoje kontratat e dy lojtareve te tjere.”

Inter, pas Lautaros ja kush e ka radhen: “Marotta po tenton te rinovoje kontratat e dy lojtareve te tjere.”
Inter Club Staff

Tani qe merkato mbaroi dhe Lautaro Martinez nuk levizi nga Milano, ai do te jete perseri ne qender te mediave per disa kohe.

Gjithcka ka te beje me kontraten e tij dhe me oferten qe Interi pritet te beje shume shpejt per lojtarin e saj argjentinas.

Ai u kerkua me ngulm nga Barcelona, por nuk u be asgje edhe per shkak te veshtiresive financiare te ketyre te fundit.

E keshtu eshte radha e Interit qe te blindoje lojtarin ne kete moment, por menjehere pas tij, Marotta ke ndermend te blindoje edhe dy lojtare te tjere te rendesishem ne skuader.

Sipas asaj qe shkruan sot Corriere dello Sport, ne fakt, ne javet e ardhshme Interi do te punoje per rinovimin e dy lojtareve te saj te ri.

Behet fjale per Niccolo Barella dhe Alessandro Bastoni. Ata te dy kane qene nder lojtaret me te mire sezonin e shkuar.

Barella shihet si nje lider i se ardhmes se Interit dhe kete gje e ka fituar ne fushe, duke luftuar gjithmone sikur te ishte ndeshja e fundit per te.

Nderkohe Bastoni ka treguar se eshte nje element shume i vlefshem dhe ne te ardhmen mund te behet shtylla e mbrojtjes se Interit.

Prandaj edhe Marotta po pergatit dy oferta te rendesishme per ta qe ti blindoje me nga nje kontrate pese vjecare te dy dhe natyrisht edhe me nje rritje rroge te rendesishme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.