Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas ndeshjes me Veronen e ardhmja e nje lojtari eshte vendosur ne dyshim te forte: Conte dakort per largimin?

Inter, pas ndeshjes me Veronen e ardhmja e nje lojtari eshte vendosur ne dyshim te forte: Conte dakort per largimin?
Inter Club Staff

Pas nje ndalese te gjate tre mujore te detyruar, Interi ka dale ne pah me shume probleme brenda ne skuader.

Mbrojtja duket e shperbere dhe skuadra e Contes po vuan ndaj cdo kundershtari, jo vetem ndaj skuadrave te forta.

Paraqitjet nuk jane me te mira dhe lojtaret qe quheshin si te besueshem e te paprekshem dukshem nuk jane me te tille.

La Gazzetta dello Sport eshte ndalur tek barazimi i Verones duke prekur shume tema shqetesuese ne ambjentin Inter.

“Nata e Verones certifikon edhe njehre se mbrojtja e Interit nuk eshte me nje arme qe ben diferencen.”

“Pa te skualifikuarit Bastoni dhe D’Ambrosio, rikthehet GDS me Godin, De Vrij dhe Skriniar pas 5 muajsh.”

“Por u deshen vetem pak minuta qe ajo te shperbehej me Skriniar qe kalohet lehtesisht nga Lazovic dhe ky i fundit shenon golin e pare.”

“U kuptua menjehere qe nuk do te ishte nje ndeshje e lehte per djemte e Contes, qe ne 2020 e kane mbajtur porten e paprekur vetem me Udinesen dhe Brescian.”

“Shume pak per nje skuader dhe nje tranjer qe mbrojtjen e kane shume te rendesishme.”

“Por Skriniar, pas tre javesh pezullim, eshte rikthyer ne Verona si nje simbol i kesaj renie.”

“Njeriu i hekurt i Spallettit ka humbur rruges dhe eshte spostuar disa here ne mbrojtjen me tre sa majtas djathas duke humbur edhe besimin ne vete.”

“Milan ishte nje i paprekshem, por e ardhmja e tij tek Interi nuk eshte me i sigurt si me pare dhe Interi mund ta heqe per nje oferte te kenaqshme, normalisht jo me shifrat qe eshte perfolur ne te kaluaren. Conte ne kete moment do te ishte dakort per nje shitje te tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.