Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | June 20, 2019

Scroll to top

Top

1,646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Pedro, kontakt. Vida dhe Dragovic per mbrojtjen…

Inter-Pedro, kontakt. Vida dhe Dragovic per mbrojtjen…
Bujar Berishaj

Merkato nuk pushon kurre dhe vazhdon prape, me disa klube qe synojne te planifikojne projektin e skuadres se tyre per sezonin e ardhshem. Dhe rasti i Inter qe mendon qe tani per mbrojtjen, prioritet i identifikuar nga dirigjenca dhe stafi teknik.

Per keto motive, sic informon Alfredo Pedulla, zikalterit duan te bejne pazar ne shtepine e Dinamo Kiev, duke llogaritur ne vullnetin e Dragovic dhe Vida per t’u veshur zikalter. Ka pasur sondazhe te thelluara edhe me shoqeruesit e lojtareve, ne te cilet ka dalur nje po e dyfishte bindese, por tani duhet te gjendet akordi me klubin ukrainas, me Interin te bindur per te shkuar deri ne fund, duke vene ne pjaten 17-18 milione. Per Heurtaux diskursi eshte tjeter: lojtari i Udinese nuk eshte ne krye te listes te se preferuarve.

Tentative per Pedron – Barcelona tani duhet te menaxhoj ceshtjen Pedro, me shoqeruesit e lojtarit qe tanime jane te informuar per faktin qe per te lene Katalunine duhet nje klub i gatshem per te derdhur nje shifer te konsiderueshme ne arkat blaugrana. Pretendentet nuk mungojne: Liverpool, Arsenal, Juventus dhe Inter kane filluar kontaktet me lojtarin, por gjithcka, ne kete rast do te varet nga vullneti i Pedritos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.