Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Pedulla zbulon: “Klubi zikalter ka marre nje vendim per Gosens: ai do te kete nje…”

Inter, Pedulla zbulon: “Klubi zikalter ka marre nje vendim per Gosens: ai do te kete nje…”
Inter Club Staff

Eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, ka folur diten e sotme per Gazzetta.it, duke treguar keshtu te rejat e fundit rreth Interit.

Ai kesaj radhe ka dashur te ndalet te krahu i majte i Interit ku eshte pare Ivan Perisic te largohet dhe Robin Gosens qe pritet te behet titullar.

Ja cfare ka thene ai: “Inter ka besuar se Perisic mund te rinovoje dhe ka ofruar vertete shume per qendrimin e kroatit.”

“Por ky i fundit ka dashur te beje realitet nje enderr te hershme te tij: ate qe te luaje te pakten njehere dhe ne Premier League.”

“Tani tek Inter eshte radha e Gosens dhe per kete zikalterit kane marre nje vendim: ai do te jete titullari dhe perkrah tij do te merret nje lojtar i ri per tu rritur.”

“Emrat jane te shumte, dhe dy me te perfolurit ne kete moment jane Udogie dhe Bellanova, me kete te fundit qe ka rene ne Serie B me Cagliarin.”

“Sot zikalterit kane si qellim qe te krijojne nje fond te vogel per kete krah te majte dhe nje opsion i mire eshte edhe Cambiaso i Genoas qe eshte vetem nje vit larg skadences.”

“Per momentin nuk dihet se kush do te jete i perzgjedhuri, por me te gjitha gjasat, do te jete njeri prej ketyre te treve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.