Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 15, 2020

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, per Colidio po pritet nje super oferte nga Newcastle: ja detajet dhe shifrat

Inter, per Colidio po pritet nje super oferte nga Newcastle: ja detajet dhe shifrat
Inter Club Staff

Facundo Colidio mund te largohet nga Interi shume shpejt ne kete merkato verore. 

Konfirmimi kete ka ardhur direkt nga Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos italiane nepermjet website-t te tij.

Me sa duket, Interi po punon fort edhe per merkaton hyrese por edhe per ate dalese duke pare se duhet gjendur sistemim per disa lojtare qe jane jashte projektit te Antonio Contes.

Nderkohe, kjo eshte ajo gje qe ka shkruar Di Marzio per Colidio: “Facundo Colidio po afrohet gjithnje e me shume me Premier League. Mbi sulmuesin e ditelindjes 2000 ne fakt eshte hedhur ne nje sulm te rendesishem skuadra e Newcastle.”

“Klubi anglez pritet qe ti beje nje oferte ne oret e ardhshme Interit dhe ti ktheje nje pergjigje zikalterve per kerkesen e tyre: Interi i ka komunikuar Newcastle qe lojtari nuk eshte ne shitje, por nese ata e deshirojne ate, duhet te paguajne te pakten 12 milione euro per lojtarin.”

“Gjithesesi, nese Newcastle do te ofroje 12 milione per te, duhet qe ne kontraten e tij te perfshijne dy klauzola: ate te riblerjes nga ana e Interit dhe ate te barazimit te ofertes nga zikalterit ne rast se ne te ardhmen Newcastle do te doje ta shese tek nje klub tjeter e ku mund te futet Interi ne mes ne momentin qe ai do te jete gati per tu shitur.”

Por per Colidio ne gare eshte edhe skuadra e Leeds, gati qe te beje edhe ajo nje oferte. Per Interin ne kete moment 12 milione euro jane nje shifer e mire duke pare se Interi do te beje edhe disa blerje te tjera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.